Futboll Seria A Sport

MILAN KAPITULLON/ Atalanta mposht “Kuqezinjtë” me goleadë

Milani kapitullon në Bergamo. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga Atalanta në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Gasperinit dhe në të cilën Milani i Piolit nuk bëri asnjë goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Gollinit. 2019-ta e Milanit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme ndërkohë që Atalanta në krahun tjetër konfirmoi se kalimi në raundin e 16-të më të mirave të Europës nuk ishte një rastësi duke marrë një fitore të madhe ndaj kuqezinjëve që do të mbahet mend gjatë.

Serinë e golave e hapi kapiteni Gomez në pjesën e parë ndërkohë në fraksionin e dytë, realizuan edhe Pasali, Ilicic dy herë, goli i dytë i sllovenit ishte një kryevepër dhe vulosi “manitan” e bergamaskëve Muriel vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë. Paraqitje fantastike edhe e Berat Gjimshitit, titullar në mbrojtjen e Atalantës. Me këtë fitore Atalanta e ngushtoi sërish në -4 diferencën me Romën e vendit ndërsa shkoi në +10 pikë nga Milani.

Related posts

SUPERMARIO KUNDËR TIFOZËVE TË MILANIT/ Balotelli: Një ditë iu kam shërbyer, nuk kanë..

Isa.Autor

Roland Garros, kush e rrëzon nga froni Mbretin Nadal?

Sadik.Autor

Partizani firmos me një talent 19 vjeçar, vjen nga klubi i Egnatias

Isa.Autor

Leave a Comment