Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Luftëtari. Rezultati 1-0

Bylisi do të presë në shtëpi Luftëtarin ditën e sotme në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Ekipi i Dovedan do të kërkojë të marrë vetëm tre pikët, në mënyrë që ta mbyllë këtë vit në vendin e dytë, pas ndeshjeve spektakolare që kanë treguar deri tani.

Megjithatë edhe Luftëtari është në emergjencë pikësh, dhe do të kërkojnë me çdo kusht të marrin pikë nga ndeshja e sotme. Gjirokastritët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Skënderbeun dhe do të kërkojnë surprizën edhe ditën e sotme.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1, ndërsa kjo e sotmja pritet që gjithashtu të jetë e luftuar.

 

BYLIS – LUFTËTARI 1-0

Gundio 36′

KOMENTI LIVE:

91’ Niset Murataj në kundërsulm në krahun e majtë, por mbyllet gjithçka nga mbrojtja e Luftëtarit.

90’ 4 minuta shtesë të akorduara nga gjyqtari i katërt.

82’ Rast i shkëlqyer për Bylisin, goditje shumë e bukur nga Murataj, por Qyrani bën mrekullinë, duke pritur topin.

80’ Aksion i bukur nga Guindo, i cili fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Kukaj për goditjen e dënimit të shkaktuar është ndëshkuar me karton të verdhë.

76’ Zëvendësim në radhët e Bylisit, Dovedan largon nga loja Celis dhe inkuadron Qardakun.

73’ Murataj kërkon të shmangë dy futbollistë, për të dalë përballë portierit, por gabon në fund.

69’ Kundërsulm nga Luftëtari, vertikalizim për Filin, por mbrojtja e Bylisit mbyll gjithçka.

67’ Aksion nga Bylisi në krahun e djathtë, Janku provon të krosoj, por mbyllin gjirokastritët.

63’ Rast i artë për Bylisin, me Celis që gjuan nga brenda zonës, por gjuajtja e lojtarit është shumë e dobët.bandicam 2019-12-22 13-01-52-863

57’ Goxha gjuan me kokë, por lojtarët bluzi e largojnë topin në vijën fatale, raste të shumta nga të dyja ekipet të cilat po dhurojnë spektakël në këto momente..

55’ Pranë golit të dytë Bylisi, Celis dhe Bajramaj tentojnë ta dërgojnë në rrjetë një top të ngelur në zonë, por largon mbrojtja kundërshtare.

53’ Rast tjetër për miqtë me një aksion nga krahu i djathtë, por topin e ardhur në zonë e largon Peposhi.

51’ Luftëtari pranë golit, Lika godet me kokë pas një krosimi të marrë nga goditja e këndit, por Miraka bën mrekullinë duke ndalur goditje.

46’ Ka nisur pjesa e dytë, menjëherë në sulm Bylisi, të cilët kërkojnë golin e qetësisë.

Mbyllet pjesa e parë, vendos goli i Guindo

45′ Akordohen 2 minuta shtesë nga arbitri i 4-t.

41’ Celis niset në kundërsulm, godet fort brenda zonës, por Qyrani pret dhe e dërgonin topin në rivënie këndore.

39’ Luftëtari kërkon golin e barazimit, Puçi provon më një goditje të fuqishme nga afër zonës, por pret Miraka.

36’ GOLLLLLL 1-0 Bylisi. Guindo shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga Jurgen Goxha.

35’ 11-metërsh për Bylisin, Goxha fiton penallti pas një kontakti me mbrojtësit e Luftëtarit. Pavarëshit protestave të mëdha të miqve, gjyqtari është i vendosur për të akorduar penallti.

33’ Ardit Peposhi godet fortë nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

25’ Zëvendësim i detyruar për Bylisin, largohet nga fusha e lojës Hadroj dhe i lë vendin Serxho Ujka.

23’ Bylisi pranë golit, provon Gunido por topi ndalohet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

22’ Goxha rrezikon seriozisht portën e Luftëtarit, por topi i gjuajtur prej tij përplaset në tranversë.

20’ Peposhi kroson nga goditja e këndit, Qyranit i shpëton topi nga duart, duke shkuar te Murataj por topi i goditur nga ky i fundit ndalet nga mbrojtja.

16’ Celis nis në mënyrë perfekte Guindo, por ky i fundit ndodhet në pozicion jashtë loje.

12’ Provon Lika të surprizojë Bylisin me një goditje nga afër zonës, por është i vëmendshëm Miraka.

11’ Goditje nga këndi për Bylisin, kroson Murataj por topi i goditur nga Celis ndalet nga mbrojtja e Luftëtarit.

9’ Provon nga distanca Realdo Fili, por terreni i rënduar nga shiu ia bën të lehtë portierit Miraka.

7′ Ndeshje e qetë deri në këto momente, me ekipet që duket se po studiojnë njëra-tjetrën.

1′ Ka nisur takimi në Ballsh, Bylisi dhe Luftëtari në kërkim të fitores.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Ja premtimi që i bën Braziliani trajnerit Solari…

Delo.autor

“SADIO MANE KISHTE NJË VIT TË SHKËLQYER”/ “Pleshti” i habitur: Është turp ta shikosh të…

Delo.autor

GURI: Kampionati ynë ka rritje, s’ka kuptim pa Tiranën e Vllazninë

Sadik.Autor

Leave a Comment