Futboll Sport

MILANI NUK FSHIHET/ Jemi në pritje të vendimit të Ibrahimovicit

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, ka thënë se klubi i tij është duke e pritur Zlatan Ibrahimovicin të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë, duke folur për mundësinë që sulmuesi veteran të kthehet në San Siro.

Ibrahimovic, i cili është lojtar i lirë tashmë pasi i mbaroi kontrata me LA Galaxy, shpjegoi në një intervistë së fundmi se do të rikthehet në futbollin italian dhe se është duke biseduar me familjen para se të vendosë cilit klub t’i bashkohet, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka lajme, nuk ka bisedime. Është një moment reflektimi (për Ibrahimovic) dhe Milani është duke pritur ta kuptojë se çfarë dëshiron ai. Jemi duke pritur”, tha Massara për Sky Sport.

Massara njoftoi se, në nivel burokratik, Ibrahimovic është i lirë t’i bashkohet cilit klub që do në çfarëdo kohe, madje ende pa u hapur zyrtarisht afati kalimtar dimëror.

Përveç Milanit, edhe Napoli dhe Bologna kanë shfaqur interesim të madh për sulmuesi suedez.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Tronditet klubi i madh europian, UEFA përjashton për një vit futbollistin e njohur

Delo.autor

“LUFTËTAR MEKSIKAN”/ INTERI gati të përfitojë për SUPER mesfushorin e PORTOS

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Turi i parë kualifikues një dështim për ekipet shqiptare, ja cilat prej tyre vijojnë akoma garën

F.autor

Leave a Comment