Futboll Sport

MOMENTE PANIKU PËR ISH-LOJTARIN E INTER/ Përplas me makinën e tij një burrë që udhëtonte me motoçikletë, ja gjëndja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komo të Italisë, me protagonist ish-lojtarin e Interit, Ivan Kordoba.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Range Rover”, kur pasi mori kthesë u përplas me një motoçikletë.  Pikërisht kjo motoçikletë drejtohej nga një burrë 57-vjeçar, i cili pas përplasjes mori dëmtime të shumta.

Gjendja e motoristit si fillim u shfaq shumë e keqe, për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra, megjithatë pas ndihmës të marrë nga mjekët ai tashmë shfaqet jashtë rrezikut për jetën.

Ishte pikërisht Kordoba, i cili pasi shkaktoi aksidentin ndaloi menjëherë ndaloi në vend ngjarje duke dhënë ndihmën e parë, për personin e aksidentuar.

ivan ramiro kordoba

Related posts

Amir Younes, “dhurata” e De Laurentiis për Sarrin

Q.Autor

Montero shënon gol ndaj Atletico Madridit

Sadik.Autor

Skuadrat italiane në “ethe”/ Ja yjet e Serisë A që mund të largohen në orët e ardhshme

Isa.Autor

Leave a Comment