Moto GP Sport

MOTO GP/ Kampioni i botës prapakthehu, gati rikthimi te Yamaha në ekip me…

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, pak ditë pasi konfirmoi largimin e tij nga Moto GP, u shpreh sot se është gati të ndryshojë mendje. “Së shpejti do të rikthehem në bokse. Do t’ju bëj me dije se kur dhe ku”, tha piloti 32-vjeçar, që sezonin e fundit piloti motorin Honda.

Sipas “Autosport”, motori Yamaha i ka ofruar një vend pune spanjollit, por jo si pilot zyrtar. Yamaha shpreson që Lorenzo të jetë piloti kolaudator për vitin 2020. Motori japonez ka refuzuar t’i rinovojë kontratën gjermanit Jonas Folger, që mbulonte këtë detyrë këtë vit.

Duket se Lorenzo e ka pranuar këtë ofertë, që do t’i jepte mundësi të qëndronte pranë Moto GP, por pa presionin e zakonshëm të garës. Kështu, te Yamaha do të rikthehej dyshja Lorenz-Rossi edhe pse i pari do të jetë kolaudator, ndërsa italiani si konkurrent në pistë bashkë me Maverick Vinales.

Related posts

COVID-19/ Mourinho sulmon FA: Sonte ndeshja por ne ende nuk e dimë nëse do të luajmë …

Delo.autor

Europa League/ Griezman ndëshkon francezët. I shënon golin e parë Marsielles (VIDEO)

Sadik.Autor

Vora e Ferrajt dhe Muçollarit shkruan historinë, ngjitet në të Parën

Sadik.Autor

Leave a Comment