Futboll Seria A Sport

“MUND TË SHËNONIM EDHE MË SHUMË”/ Flet Ronaldo pas triumfit: Me Dybalën e Higuain luajmë edhe kundër…

Juventusi mposhti me rezultatin 3-1 Udinezen ditën e sotme në shtëpi, në një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte Ronaldo.

Portugezi realizoi dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme për luftën për titull.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo ka folur për mikrofonat e “Sky Sport”, ku u shpreh se nuk ka rëndësi performanca personale, por ajo e ekipit. “Ishte e rëndësishme të fitonim, mund të shënonim edhe më shumë, megjithatë çdo gjë është në rregull. Ne luajtëm shumë mirë dhe u argëtuam në fushën e lojës. Duhet të vazhdojmë të kemi besim, performanca ime nuk ka shumë rëndësi, ajo që ka rëndësi është grupi në ekip.

Treshja me Dibalën dhe Higuainin? Unë mendoj se mund ta bëjmë edhe ndaj kundërshtarëve më të vështirë, e rëndësishme është të vazhojmë kështu, të luajmë mirë dhe të ndjekim trajnerin.  Fiorentina-Inter? Le të shohim se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh portugezi.

Related posts

2 MILIARDË EURO NË LOJË/ PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Delo.autor

NË LA LIGA SI OLSI SOKOLI/ Arbitri i mohon golin e rregullt Rey Manajt

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Kjo nuk pritej, përmbyset situata e Neymar te PSG

Delo.autor

Leave a Comment