Futboll Seria A Sport

NDIZET MERKATO! Milani sfidon Interin për mesfushorin e njohur

Vendi i dhjetë në renditje dhe zona “Champions” që shfaqet më larg. Për të evituar dështimin e radhës, nevojiten përforcime në janar. Milani mund të jetë skuadra me më shumë ndryshime në pjesën e dytë të sezonit, në të gjitha repartet. Për mbrojtjen është piketuar Todibo, ndërsa Ibrahimovic në sulm. Edhe mesfusha do të synojë një prurje me eksperiencë. Ideja e fundit është Nemanja Matic. Sipas “Gazzetta dello Sport”, serbi po tërheq interesin e kuqezinjve për përvojën e tij ndërkombëtare. Në moshën 32-vjeçare, gushtin e ardhshëm, ai ka fituar shumë mes aktivizimeve në Portugali me Benfica dhe Anglisë me Chelsea e Manchester United.

Tani, megjithatë, e sheh veten jashtë planeve të trajnerit Solskjaer, gjithashtu për probleme të ndryshme fizike. Në total, Matic luajti vetëm 520 minuta këtë vit, pak për një lojtar të kalibrit të tij. Ekziston një mundësi lamtumire nga “Djajtë e Kuq”, sepse kontrata i skadon më 30 qershor 2020. Me pak fjalë, nga janari, Matic mund të bjerë dakord me një klub tjetër për t’u transferuar falas qershorin e ardhshëm. Midis klubeve që po e ndjekin nga afër është edhe Milani. Boban dhe Maldini, megjithatë, do të donin ta merrnin menjëherë në “San Siro”, t’i jepnin trajnerit Pioli lojtarin e duhur fizik përpara mbrojtjes.

Kështu, kuqezinjtë do të ishin në gjendje ta spostonin Bennacer nga e djathta, brenda mesfushës. Një plan që mund të zbatohet, nëse serbi, “kanakar” i José Mourinho në Londër dhe në Manchester, vendos të vijë menjëherë në Milano. Kuqezinjtë do të përballen me konkurrencën e Interit dhe Atlético Madrid, që duket se janë shumë të interesuar për lojtarin. /Tellesport

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS NË SERIE A/ Hysaj bëhet biond dhe pret Juventus, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

Batshuayi dyshohet se ka thyer këmbën ndaj Schalke-s

Sadik.Autor

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment