Futboll Sport

LEWANDOWSKI LË PAS “PLESHTIN” DHE CR7/ ja 10 shënuesit më të mirë të vitit 2019

Robert Levandovski ndoshta është më i nënvlerësuar seç duhet, të paktën kur bëhet fjalë për trofetë individualë siç mund të jenë Çmimi “The Best” apo edhe “Topi i Artë”, ndonëse në lidhje me këto dy vlerësime tashmë është bërë një polemikë dhe një kaos total.

Sulmuesi polak shënon me breshëri prej vitesh, por edhe në vitin diellor 2019 tregoi dhe foli me gola, sesa i rëndësishëm është për kampionët e Gjermanisë, por pa dyshim edhe për përfaqësuesen e vendit të tij. Bajerni edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligë, mund të krenohet me sulmuesin, më saktë me bombarduesin polak.

Falë paraqitjeve të tij me ekipin bavarez dhe Kombëtaren polake, Levandovski është bërë sulmuesi kryesor i futbollit europian në vitin 2019. Kjo, pasi Robert eklipson jo vetëm Lionel Mesin, por akoma më shumë edhe juventinin Kristiano Ronaldo, ndaj kurorën e “Mbretit të golave” për këtë vit kalendarik nuk ia rrëmben dot askush.

Numri 9 i bavarezëve kryeson listën e golashënuesve të Europës, me plot 54 realizime, shifër që i lejon atij të kapërcejë edhe yllin e Barcelonës. Argjentinasi ishte i pari i listës për vitin e kaluar (51 gola), si dhe në vitet 2016 (59), 2012 (91) dhe 2010 (60). Ylli argjentinas, me dopietën kundër Alavesh, i jep fund vitit 2019 me 50 gola të realizuar midis Barcelonës dhe “Albiçeleste”. Kjo është shifra e tij më e ulët në vitet e fundit.

mesi

Leo ka fituar të gjashtin “Top të Artë” në këtë vit. Kilië Mbape, me një të tashme të ndritshme dhe një të ardhme edhe më emocionuese, e përfundoi vitin 2019 i treti, me 44 gola të shënuar për PSG dhe kombëtaren franceze. Me tre gola më pak (41) pozicionohet anglezi Rahim Sterling.

10 SHENUESIT ME TE MIRE

Megjithatë, “qytetari” mund ta rrisë këtë numër. Mançester City duhet të luajë ende para fundit të vitit 2019 kundër Uolverhampton dhe Shefild Junajtid. Portugezi Kristiano Ronaldo e përfundon këtë herë i pesti, me 39 gola, mes Juventusit dhe kombëtares portugeze.

Natyrisht, fundviti e gjen edhe me shijen e keqe të humbjes së Superkupës së Italisë kundër Lacios, të luajtur në Arabinë Saudite. Numri i golave të tij është më i ulët se vitet e tjera. Ai e kryesoi këtë listë në vitet 2011 (60 gola), 2013 (69), 2014 (61) dhe 2015 (57), kur luante me Real Madridin.

Related posts

I MAHNITI TË GJITHË GJATË STËRVITJES/ Mesfushori i Juventus pranë kalimit tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

LIVE/ Kamza-Kastrioti: Mbyllet pjesa e parë, vendasit “leksion” krutanëve (VIDEO)

Isa.Autor

“MË NGACMOJNË SHUMË FUTBOLLISTË”/ Tifozja seksi e Napolit tregon: Wanda Nara ka qenë me fat… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment