Futboll Sport

NJË “BOMBER” I RI PËR KOMBËTAREN/ Sulmuesi Broja protagonist me dopietë në fitoren e Chelseat U-18

Armando Broja po konfirmohet si sulmuesi i ardhshëm i Shqipërisë dhe njëri prej futbllistëve shqiptarë më të talentuar në Europë. Sulmuesi i Çelsit U18 ishte protagonist i fitores në raundin e tretë të FA Cup për të rinjtë duke mundur Hadërsfilfin 3-0 dhe 18-vjeçari Broja realizoi dopietë.

Futbollisti i Shpresave po konfirmohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në kategorinë e të rinjve në Angli. Në kampionatin për 18-vjeçarët, Broja ka realizuar plot 9 herë në 9 takime. Edhe fanelën e Shqipërisë, ai ka shënuar stastika mbresëlënëse duke shënuar 3 gola në 2 ballafaqime.

Armando Broja

Nëse vazhdon me këto ritme, Broja mund të përgatitet së shpejti për debutimin në futbollin elitar.

Related posts

Andre Silva tregon se përse iu nxi jeta te Milani

Sadik.Autor

FUTET NË “GARË” ME “KUQEZINJTË”/ Tottenham gati 35 milionë euro për mbrojtësin 23-vjeçar…

Delo.autor

“KURRË NUK DO LUAJA PËR GREQINË”/ Strakosha rrëfen lidhjen e veçantë me Shqipërinë: U rritëm duke…

F.autor

Leave a Comment