Futboll La Liga Sport

RASTE TË SHUMTA NË “EL CLASICO”/ Real Madridit i mohohen 2 penallti në 2 minuta (FOTO)

E shtyrë me dy muaj, “El Classico” e Spanjës ka servirur një fraksion të parë loje fantastik, me Barcelonën dhe Real Madrid që kanë dhuruar spektakël pa fund, ndonëse kanë munguar golat.

Me raste të shumta dhe konkrete nga të dy kampet, në të vërtetë, i dënuar jo vetëm nga fati, por edhe nga arbitri, skuadra e drejtuar nga Zidane ishte më pranë golit, por iu mohuan dy penallti të flagrante.

Rasti i parë ishte ai i minutës së 18’, kur Lenglet ka ndërhyrë në zonë ndaj Varane me taka mbi gju dhe vetëm dy minuta më vonë, sërish ndaj Varane, kësaj here ishte Rakitic, që në tentativën për të markuar francezin në zonë gjatë një goditje këndi, e ka tërhequr atë dukshëm nga bluza deri sa e rrëzoi në fushë.

Sikurse pamjet e dy rasteve flasin qartë dhe pa asnjë hije dyshimi, edhe ekspertët e arbitrimit, opinionistë në mediat spanjolle theksojnë faktin se Realit iu mohuan dy penallti të sigurta në dy minuta, ndaj të njëjtit protagonist, Varane.

Related posts

Zvicra drejt çerekfinaleve/ Taulant Xhaka i “rreh shpatullat” vëllait të vogël (VIDEO)

Isa.Autor

E KONFIRMON AGJENTI I UELLSIANIT/ Real Madrid merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e Bale

Delo.autor

Rusi 2018, “mëkatari” i Inter-Juventus në FIFA

Sadik.Autor

Leave a Comment