Champions League Futboll Sport

NEYMAR SHPALOS OBJEKTIVAT: Nuk do të QAJ tërë jetën time, dua të FITOJË këtë trofe…

Ylli francez i PSG foli këtë të martë për mediat, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezda (të mërkurën, ora 18:55). Neymar u mundua t’i prekte të gjitha çështjet, për të cilat kishin interes gazetarët.

Rreth Kupës së Botës: “Unë bëra çmos që të isha me Brazilin në Kupën e Botës. Prisja më shumë për veten time, por jam i frustruar me këtë kompeticion të kësaj vere. Sidoqoftë, nuk do të qaj gjithë jetën time. Kam më shumë arsye të jem i lumtur se i trishtuar sot për sot”.

Rreth Mbappé: “Jam shumë i lumtur të kem në skuadër një lojtar shumë ofensiv si ai, që i pëlqen vetëm për të fituar. Dhe kur nuk fiton, e shihni lehtë mërzinë në fytyrën e tij. Përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë njëri-tjetrin”.

Për pozicionin e tij: “Më pëlqen të luaj si një “10”. Në këtë rol mund ta kontrolloj lojën dhe t’i ndihmoj kolegët e mi. Por, unë nuk e zgjedh pozicionin, tështë rajneri që vendos. Ai preferoi të më vinte atje. Gjithmonë do të dëgjoj çfarë më kërkon trajneri. Te Barça, Messi luante për qendrën e sulmit dhe për grupin, kështu që roli im në “Camp Nou” ishte më vertikal. Te PSG luaj pak ndryshe, edhe pse më pëlqen të luaj topin. Rëndësi ka grupi, ndihem shumë mirë në të dyja pozicionet”.

Rreth Tuchel: “Ai ka sjellë diçka të re te PSG. Eshtë një trajner i ri, por e di se ku dëshiron të shkojë. Kjo është një përvojë e madhe, duke punuar me të. Shpresoj se Tuchel mund të na çojë në fitimin e Champions-it”.

Për të ardhmen e tij: “Unë kam qenë gjithmonë shumë mirë këtu në Paris, asgjë nuk ka ndryshuar. Jam shumë i lumtur në fushë, përpiqem të përmirësohem dhe të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin”.

Related posts

Pallotta: Liverpool do të ketë fundin e Barcelonës

Sadik.Autor

MBROJTËSI VRASËS/ Luiz na tregon pse sot është “LUKS” të jesh sulmues (VIDEO)

Isa.Autor

LAZIO-INTER/ Supersfida e golave, emocioneve, spektaklit dhe e hamkamrrjes

Isa.Autor

Leave a Comment