Futboll Premier League Sport

“ZGJOHUNI NGA GJUMI”/ Lampard zbulon bisedën me ekipin në pushimin e pjesës së parë në derbi

Frenk Lampard zbulon fjalimin që u mbajti lojtarëve të tij në pushimin e pjesës së parë. “Ishim kaq të tmerrshëm në 30 minutat e para, letargjikisht të ngadaltë, nervozë.

E kundërta e ndeshjes me Totenhemin. I dhamë Arsenalit gjithçka donte. Bëmë ndërrimin e shpejtë, sepse e ndiem se duhej bërë. Në pjesën e dytë dominuam. Pas 10 apo disa minutave ishte e qartë që Arsenali na kishte studiuar se si kishim luajtur ndaj Totenhemit dhe na detyroi të ktheheshim nga mbrojtja me tre vetë në atë me pesë.

Ata ishin në maksimum, ndërsa neve na mungonte ekuilibri. Zëvendësimi na dha një lojtar më shumë në mesfushë dhe kjo e shtoi shpejtësinë.

Në pjesën e parë u thashë lojtarëve se mund të gabojnë një pasim, por nuk mund të pranosh letargji në një derbi të Londrës. Dhe, me sa duket, ata u zgjuan. Pjesa e dytë nuk kishte të bënte me taktikën, por me shpirtin dhe dëshirën. Jemi ende të katërtët”.

Related posts

Super-Abazaj! Luftëtari sheh nga Evropa

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ CRYSTAL PALACE/ Kështu nisi aksioni që ndëshkoi “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTIMI i kinezëve, del në pah një familje AMERIKANE për Milanin

Isa.Autor

Leave a Comment