Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Përballja e 155 në histori, ja kur do të luhet derbi i kryeqytetit

Partizani dhe Tirana, pas humbjeve respektive gjatë ditës së djeshme, nga sot zyrtarisht kanë hyrë në javën e derbit. Kjo është përballja e 155-të në historinë e dy klubeve të kryeqytetit, ku Partizani vjen me një dominim të dukshëm në statistika ndaj Tiranës.

Të kuqtë kanë arritur të fitojnë 66 derbe, ndërsa bardheblutë kanë triumfuar në 40 përballje. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe golavarazhi është në favor të “demave”, 217- 167.

Derbi i radhës pritet të zhvillohet në kushte komode, si asnjëherë më parë, pasi me shumë mundësi sfida do të luhet në stadiumin e ri, “Air Albania”, që u përurua më 17 nëntor. FSHF akoma nuk e ka zyrtarizuar axhendën e javës së 154-të të Kategorisë Superiore dhe aq më shumë ditën e derbit.

stadiumi arena kombetare tifozet

Gjithsesi, është folur se derbi i 155- të i kryeqytetit do të zhvillohet të premten e 13 dhjetorit, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Partizani është organizator i këtij takimi, që i bie të luhet në një impiant modern, duke zbutur barrierat e pjesëmarrjes që ka pasur stadiumi “Selman Stërmasi”.

Mungesat e dy ekipeve

Partizani dhe Tirana vijnë në këtë duel me shpresën që të kthehen te fitorja në kampionat, por të dyja ekipet kanë mungesa të konfirmuara.

bruno telushi

Trajneri Franko Lerda ka humbur dje shërbimet e Bruno Telushit, i cili ndaj Bylisit u ndëshkua me karton të kuq. Vlonjati është i konfirmuar, por mbetet për të parë se si do të vijojë çështja “Mala”, pasi lojtari është pezulluar nga klubi për mosgatishmërinë për rinovim kontrate.

elton kale

Në dyshim mbetet Jozef Ekuban, i cili në javën e shkuar është përgatitur i diferencuar. Te Tirana mungesat e sigurta janë dy: Ismael Dunga i dëmtuar, si dhe Elton Kale, i cili me kartonin e verdhë që mori ndaj Kukësit plotësoi numrin katër dhe është i pezulluar. Osmani nuk luajti dje dhe është në dyshim edhe për derbin, pasi është i dëmtuar. Në dyshim janë edhe Edon Hasani me Uinfull Kobina, që u lënduan në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit.

Related posts

HEQIN NGA MERKATO “GARDIANIN” E SHUMËKËRKUAR/ Maldini bllokon: Për rëndësinë që ka tek Milan…

Delo.autor

JO VETËM “EURO 2020″/ Trajneri Mancini mendon për Botërorin: Kam ëndërruar se…

Delo.autor

NDRYSHON AXHENDA E JAVËS 13 NË SUPERIORE/ Pas pauzës për shkak të kombëtareve, ja kur do të zhvillohen përballjet

Delo.autor

Leave a Comment