Futboll Seria A Sport

“PO NGREMË THEMELET E NJË CIKLI TË RI”/ Rrëfen Maldini: Milani aktual ka cilësi, por kemi…

E kaluara, e tashmja, por sidomos e ardhja. Tri kohë shumë të vyera për Paolo Maldinin, i cili në një intervistë ekskluzive për “SportWeek” ka prekur tri shtrirjet e Milanit. Drejtuesi nuk bën pas e aq më tepër nuk pranon të ridimensionojë ambiciet e “Djallit”, pavarësisht renditjes, e cila e sheh skuadrën e Piolit në krahun e djathtë të renditjes së Serisë A.

Përveç rezultateve, po vihet në diskutim edhe ADN-ja e Milanit. Mos po humbet?

Ne po ngremë themelet e një cikli të ri dhe jemi gati të ringrihemi. Vlerat e Milanit janë të njëjtat, me elegancën dhe pasionin në nivele të larta. ADN-ja nuk është cenuar nga rezultatet dhe për këtë mjafton të shikoni ekipet zinxhir.

Marrim si shembull Danielin. Djali juaj është një nga liderët e Primaverës.

Kur isha i vogël, im atë më pyeti nëse preferoja të luaja në portë apo në fushë, tek Interi apo te Milani. Pasioni për futbollin është i natyrshëm në familjen tonë, ndaj edhe unë kam pasur të njëjtin qëndrim me djemtë e mi. Nuk kam detyruar asnjërin të luajë apo të mbështesë një ekip të caktuar.

E gjeni dot veten te lojtarët aktualë kuqezinj?

Po flasim për epoka të ndryshme. Kur ishte Berluskoni, struktura e klubit ishte më solide dhe konkurrenca ishte më e pakët, ndaj edhe ringritja ishte më e lehtë pasi rrëzoheshim. Ekipi aktual ka cilësi, por kemi humbur disa shanse të mira për të përfituar.

bOBAN mALDINI

Pas Jonghong Li, klubi kaloi nën qeverisjen e “Elliot”. Si po përgatiteni për hapin tjetër?

Klubet angleze dhe shumë të tjera në Europë mund të përballojnë shpenzimet e mëdha të merkatos. Edhe ne duam të jemi pjesë e tyre dhe për këtë kemi një plan afatmesëm. Siç thashë, duhen shfrytëzuar shanset. Në të kaluarën i kapnim në ajër, siç ndodhi me titullin, kur në stol kishim Zakeronin.

maldini

Si e parashikoni të ardhmen e Milanit?

Në momentet e vështira, më shumë sesa vlera teknike e një futbollisti, del në pah ajo njerëzore. Disa trena kalojnë një herë në jetë dhe duhet të jemi të zotë për t’i kapur. Majat janë një pozicion prej të privilegjuari dhe nëse arrin, mund të barazohesh e pse jo, të bësh më mirë se të tjerët. Jemi gati për këtë hap.

Pas thuajse 1 javë, “Djalli” do të mbushë 120 vjeç. Cila është ndjesia kur e gjeni veten si pjesë të historisë?

Herë pas here vizitoj muzeun e klubit. Fanellat dhe “Topat e Artë” janë objektet që më pëlqejnë më shumë. Në shtëpi nuk kam asgjë përveç një fanelle të finales së Mançesterit, madje as atë nuk e di ku e kam. Ajo në fakt ishte grisur, sepse gjatë një këndoreje Takinardi u kap pas meje. Atë fanellë u kërkova shokëve të ma firmosnin sepse kujtoja se do të ishte e fundit, por ja që koleksionova edhe dy finale të tjera.

Related posts

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ “Pleshti” nuk fal, ja super “perla” që shënoi (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS ARRIN AKORDIN/ Titullari edhe një vit tjetër me bardhezinjtë

Delo.autor

Fitoi kampionatin dhe Kupën, e ardhmja e Skënderbeu varet nga KAS-i

Sadik.Autor

Leave a Comment