Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Shikoni si policia monitoron tifozët në stadiumin “Air Albania” (VIDEO)

Po luhet në këto momente derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

Masat nga policia e shtetit për këtë ndeshje kanë qenë të rrepta, teksa ia u kanë bërë të ditur edhe tifozëve se çfarë do të jetë e ndaluar aty.

Gjithashtu policia është duke bërë edhe monitorimin e tifozëve brenda në stadium, në mënyrë që të mos ketë ndonjë situatë të pakëndshme.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave u shoqërua nga disa incidente, dhe për tu shmangur këto policia do të monitorojë gjatë gjithë ndeshjes. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shihet policia e shtetit e cila ndjek çdo lëvizje të tifozëve.

 

Live: Salla e monitorimit dhe drejtimit në "Air Albania Stadium". Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana.Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 13. Dezember 2019

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Priten 6 përballje, ja ku do të luajnë Tirana dhe Kukësi…

Delo.autor

Trajneri i Koresë: Kishim përgatitur plan konkret për Gjermaninë, ja cili ishte

Sadik.Autor

PAMJET/ Nuk keni parë kurrë një video më të bukur se kjo, qeni feston për dy golat e ekipit të tij

F.autor

Leave a Comment