Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ TË LAVDISHME/ Gerrard: Do t’i lë emocionet mënjanë…

E pranon se emocionet do t’i ketë të mëdha sot në “Anfield”, por do të arrijë t’i menaxhojë ato nga të dyja kahet. “Zhurma është për të tjerët që të emocionohen.

Unë po përpiqem të përgatis skuadrën në mënyrën më të mirë në mundshme e të marr një rezultat pozitiv për Aston Vilën, – tha Stiven Xherrard në konferencën e djeshme për shtyp. – Të gjithë në stadium më njohin mjaftueshëm mirë për të ditur se për çfarë kam ardhur në ‘Anfield’.

Kthehem në klubin ku kalova shumë vite dhe më stampon një buzëqeshje në fytyrë për shumë arsye. Së pari, kam një marrëdhënie të mirë me shumë njerëz në klub.

Kalova një kohë fantastike atje. Jam një djalë nga Liverpuli, u rrita në skuadrën për të cilën bëja tifo dhe do të jem gjithnjë tifoz i tyre

Related posts

(Video), simulimi më absurd në histori e futbollit

Sadik.Autor

Armand Duka: Hetimi për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit QESHARAK dhe PRIMITIV

Isa.Autor

Nuk do ta besoni/ Ja sa milionë i përgatit Real Madridi për Kylian Mbappen

Sadik.Autor

Leave a Comment