Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ SKËNDERBEUT/ Flet trajneri Duro: Është një meritë që i takon ekipit, pasi…

Shpëtim Duro, trajneri i Kukësit, ka folur pas barazimit të skuadrës së tij me Skënderbeun. Ai ishte tepër i kënaqur nga skuadra e tij dhe është shprehur se Jorgji i ka anuluar një gol padrejtësisht Kukësit.

Çfarë të pëlqeu dhe çfarë jo? “Në futboll janë të gjitha rezultatet. Më ka pëlqyer gjithë loja e skuadrës time. Kemi dominuar ndaj Skënderbeut. Ishte pakujdesi te goli. Në pjesën e dytë kishim shumë raste, por te pasimi i fundit kemi gabuar. E përgëzoj skuadrën, pasi objektivi ishte vendi i parë dhe arritëm. Është një meritë e padiskutueshme, pasi nuk luajmë në fushën tonë”.

Zëvendësimi i Shkurtajt? “Kemi bërë në pak ditë tre ndeshje. Ishte një zgjedhje taktike, por edhe për çlodhje. Na mungonte dhe Limaj, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës”.

Pse e nisni ndeshjen me vonesë? “Sigurisht, por jo se e filluam keq. Është përmirësuar kjo gjë. Edhe në pjesën e parë, kishim rastet tona. Kemi krijuar, kemi dalë në fundore, vetëm pasi i fundit ka munguar. Unë them që e dominuam shumë skuadrën. Unë u çudita me Skënderbeun si qëndronte në mbrojtje. Nuk u befasuam me kundërsulmet”.

Numër i vogël pikësh? “Kampionati ka qenë shumë i ekuilibruar. Këta janë djem heronj sepse të gjithë kanë tifozë ndërsa ne na vijnë 5 tifozë këtu dhe shajnë futbollistët e tyre. Jemi në një ambient shumë të ftohtë ndryshe nga skuadrat e tjera dhe të jesh në vendin e parë është meritë e tyre. I përgëzoj të gjithë për atë që kanë dhënë”.

Obanor? “Më prishi punë në atë moment. Është lojtar që punon mirë me kokë, por janë gjëra që ndodhin. Unë jam dyshues, për golin e pjesës së parë dhe i kam kërkuar llogari Jorgjit. Edhe rasti i Mustës, që kishte prekje për penallti, më ka mbetur në mendje. Unë këtë i thashë Jorgjit, që edhe nëse ka përfunduar loja, duhet ta lejonte për dinamikën e lojës. Për mua ishte gol i anuluar padrejtësisht nga Jorgji”.

Related posts

Miqësorja me Ukrainën/ Panucci publikon formacionin zyrtar të Shqipërisë

Sadik.Autor

Pesë gjërat që ndoshta nuk i dinit për sulmuesin Robert Lewandowski

Sadik.Autor

Nuk ka më dyshime/ Futbolli në KINË nuk do bëhet kurrë, ja arsyeja…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment