Futboll Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Richards: Në rritjen e parë të rrogës shpenzova 150 mijë dollarë në një natë

Micah Richards, ish-mbrojtësi i Manchester City, ka ndarë me kolegër e tij aktualë komentues televizivë në podcast-in me Gary Lineker dhe Alan Shearer.

Ka qenë 2009 dhe Micah Richards sapo kishte marrë një rritje të rrogës nga ana e Manchester City:

“Kam kaluar nga 5 mijë në 50 mijë sterlina në javë. Dhe kjo ka ndodhur nga 18 në 19 vjeç! E kuptoni se çfarë dua të them”, ka thënë ish-mbrojtësi.

“Më janë dhënë shumë, shumë shpejt. 2.5 milionë sterlina në vit. Por ishin shumë të merituara në atë kohë…”.

Më tej: “Duhet të them se ka qenë e çuditshme për mua në fillim sepse dilja dhe blija gjithçka. Doja të isha më i miri.

“Kam shkuar në Los Angeles dhe ë një natë të vetme kam shpenzuar 150 mijë dollarë! Me të vërtetë, vetëm për të pirë dhe për t’u argëtuar”.

Related posts

Vijojnë bisedimet për Sanchez, City mund ta marrë për 25 milionë stërlina

Q.Autor

A do të transferohet në Madrid? Lewandowski thyen heshtjen me këtë deklaratë

Sadik.Autor

CROTONE-JUVENTUS/ Pas një pasimi nga Chiesa, Sulmuesi Morata rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment