Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DY HUMBJESH RADHAZI/ Bylis mposht Kampionët e Superiores në Ballsh

Bylisi ka mposhtur kryesuesit e Partizanit me rezultatin 2-1 duke siguruar një fitore të artë, pas 2 humbjesh radhazi. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 6-të, ku pas goditjes së Ndrecës, topi u devijua nga Belica dhe përfundoi në rrjetë.

Skuadra e Lerdës arriti të reagonte duke barazuar shifrat me Bardhin në minutën e 26-të. Për golin e fitores mendoi sulmuesi Guindo në minutën  e 54-t. Me triumfin e sotëm, ballshiotët e Dovedan u ngjitën në vendin e dytë në kuotën e 23 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Partizanit.

bandicam 2019-12-07 15-17-08-197

Si të mos mjaftonte kjo humbje, trajneri Lerda nuk do të ketë në dispozicion për derbin ndaj Tiranës dy mesfushorët Broja dhe Telushi për shkak kartonësh.

Related posts

Trajneri Sarri drejt rinovimit me Napolin, por me klauzolë lirimi

Sadik.Autor

KOMBËTARJA “NDEZ” REY MANAJ/ Shpallet më i miri i javës në Turqi me notën 10

F.autor

Mund të ndodhë në Serie A, titulli kampion mund të vendoset me short

Sadik.Autor

Leave a Comment