Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 4-0

Do të startojë në orën 16:45 në “Elbasan Arena”, sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut. Një përballje emocionuese që vitet e fundit i ka dhënë “tonusin” futbollit shqiptar.

Kryeqytetasit e Ilir Dajës vijnë si favoritë në letër, pasi kanë në përbërje lojtarë më cilësore, ndryshe nga korçarët që i kanë dhënë prioritet lojtarëve të rinj. Të kuqtë vijnë me moralin lart pas triumfit bindës në transfertë ndaj Apolonisë, ndërkohë në krahun tjetër, korçarët e Ahmatajt, u mposhtën në shtëpi javën e shkuar nga Kastrioti me rezultatin 1-2.

 

FT: PARTIZANI-SKËNDERBEU 4-0

Bardhi 7′ , Mala 21′ , Kardozo 45+1′ , Solomon 70′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

Akordohen 3 minuta shtesë.

84′ Trajneri Daja freskon skuadrën. Kryen 3 zëvendësime. Largohen nga fusha, Broja, Mala dhe Bitri, në vend të tyre, Dajçi, Hasa dhe Balla.

77′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Çela, vendin e tij e merr Govori.

75′ E pabuesueshme çfarë humbet Partizani. Solomon godet fillimisht shtyllën, teksa Hakaj me portën e boshatisur, ka bërë më të vështirën, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

71′ Dy zëvendësime te Partizani, largohet Bardhi dhe Kardozo, në fushë Cara dhe Melo.

70′ GOOOOL PARTIZANI 4-0/ Realizon edhe sulmuesi tjetër Solomon. Me një gjuajtje të bukur brenda zonës, sulmuesi afrikan mposhti portierin Dajsinani, duke kompletuar “pokerin”. 

68′ Dajsinani i mohon golin e dytë personal Bardhit. Gardiani i skuadrës korçare bën një pritje mjaft të bukur brenda zonës.

64′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Kosta Vangjeli, vendin e tij e merr Uerdi Mara.

60′ Partizani e ul ndjeshëm rritmin, teksa përpiqet të menaxhojë epërsinë e 3 golave. Korçarët më kërkues në këtë pjesë të dytë.

54′ Skënderbeu provon të kundërpërgjigjet me Rrapajn, por gjuajtje e tij ndalet pa problem nga Alban Hoxha.

50′ Bicaj nëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Solomon.

50′ Provon Taipi me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Trajneri Ahmataj kryen 3 zëvendësime. Largohen nga fusha, Berisha, Pusi dhe Tereziu, vendin e tyre e morën Armah, Randi dhe Rrapaj.

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ GOOOOL PARTIZANI 3-0/ Fantastik “demat”! Lukas Kardozo realizon golin e tretë, duke i dhënë një goditje të rëndë korçarëve në këtë pjesë të parë. Me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, sulmuesi e dërgoi topin në cepin e rrjetës. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Provon Jurgen Bardhi me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën e Dajsinanit.

35′ Terezi është i ndëshkuari i parë i sfidës me kartonin e verdhë.

32′ Dominim i frikshëm i Partizanit, që ushtron presion të vazhdueshën në portën e Skënderbeut. “Demat” zotërojnë gjithçka në fushë. Vuan Skënderbeu!

29′ Tjetër mundësi për Solomon. Idrizaj jep një top të bukur nga e djathta, sulmuesi i kuq godet me kokë në afërsi të pikës së penalltisë, por gjuajtja e tij ishte qëndorere dhe shkon drejt e në duart e Dajsinanit.

21′ GOOOOL PARTIZANI 2-0/ Esat Mala dyfishon shifrat me një kryevepër nga goditja e dënimit. I jashtëzakonshëm 20-vjeçari që e dërgon topin në trekëndësh, nuk i jep asnjë shans Dajsinanit. 

18′ Shansi më i mirë i Skënderbeut, Idrizaj bën heroin, duke i mohuar një gol thuajse të sigurt Çelës, me ndërhyrjen e tij brenda zonës.

15′ Sërish Solomon rrezikshë, por gjuajtja e nigerianit, shkon drejt e në duart e portierit Dajsinani.

14′ Pranë golit të dytë Partizani me Solomon, gjuajtja e sulmuesit me kokë brenda zonës, shkon mbi kuadrat.

7′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Jurgen Bardhi kalon në avantazh të kuqtë. Pas një goditje dënimi, “demat e kuq” kombinojnë bukur, aty ku Bardhi nuk fal brenda zonës, pas asistit fantastik të Malës duke tundur rrjetën. Skemë fantastike! 

6′ Partizani fiton një goditje dënimi pas prekjes së topit me dorë nga Bicaj.

5′ Start i qetë, mungojnë rastet respektive në portat respektive! Skuadrat tregohen të kujdesshme në lojën e tyre.

1′ Ka startuar dueli në “Elbasan Arena”

Related posts

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Manchester City kërkon yllin e Atalantës, ja çmimi që vendosin bergamaskët…

Delo.autor

Klaudio Ndoj, shqiptari që i shpëtoi plumbave të 97-ës, duke u bërë një “yll” basketbolli

Sadik.Autor

PASI ELEMINOI NGA KUPA/ Luftëtari mposht “Demat” në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment