Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri provizor Egbo: Luajtëm me gjysmën e ekipit, por…

Trajneri provizor i Tiranës, Emanuel Egbo, siguroi fitoren e dytë në stolin e klubit bardheblu, duke rikthyer entuziazmin e munguar, te 24 herë kampionëve të vendit. Në prononcimin pas ndeshjes ndaj Tiranës, Egbo u shpreh:

“E dija që kështu mund të ishte ndeshja e sotme. Sepse lojtarët shpenzuan shumë energji dhe emocionalisht dhe psikologjikisht ishin shumë të lodhur. E dija shumë mirë që Flamurtari do të luante më i tërhequr në pjesën e parë dhe do të rregullonin gjithçka në pjesën e dytë. Në fund rëndësi ka pikët. Pak rëndësi ka nëse luajmë mirë apo keq, objektiv janë pikët.

Mungesat – Edhe mungesat janë një arsye tjetër. Për Muçin ishte ndeshja e parë që luante titullar këtë kampionat. Luajti 90 minuta. Karabeci ka luajtur pak ndeshje. Kemi luajtur me gjysmën e ekipit. E rëndësishme është të marrim rezultate.

E ardhmja – Është zgjedhje personale, vetëm unë dhe presidenti e dimë. Nuk është se nuk e bëj dot unë trajnerin, është zgjidhje për arsye shëndetësore dhe personale. Unë do qëndroj deri në ndeshjen me Laçin dhe më pas do të diskutoj me klubin.

Çfarë ndodh me Osmanin, a do t’iu vinte keq që trajneri i ri të kishte stafin e vetë dhe ti mos jesh pjesë e stafit?

Nuk është problem për mua. Osmani nuk është në 100 % akoma. Prandaj ishte në pankinë sot.

Zëvendësimet – Nuk doja që të humbnim ekuilibrat në fushë, prandaj nuk i ndërrova mesfushorët, por bëra zëvendësime në pjesën sulmuese. Nuk kishim shumë opsione në pankinë për të bërë lëvizje të tjera. Duke bërë shumë lëvizje, mendoj se nuk do të ishte në të mirën e skuadrës.

Related posts

JAVA E FUNDIT NË SUPERIORE/ Tiranës i duhet 1 pikë me Flamurtarin për të mbijetuar

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Tyson Fury poston FOTON e “FRIKSHME” para REVANSHIT me Wilder

Delo.autor

Ajaxi përmbys Bredan, -7 nga PSV Eindhoven

Q.Autor

Leave a Comment