Futboll Seria A Sport

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Sulmuesi Borini gati të largohet nga Milan, ja ku do të transferohet…

Fabio Borini nesër do të shijojë për herë të fundit grumbullimin me Milanin, pasi me shumë gjasa viti i ri do ta gjejë në një ekip të ri. Sulmuesi është gati të largohet nga kuqezinjtë,pasi që me ardhjen e Piolit nuk ka zbritur më kurrë në fushë.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i futbollistit. Duke folur për “Radio Rossonera”, Roberto De Fanti ka shpjeguar: “Fabio nuk është më i lumtur, por situatën në ekip e ka kuptuar. Jemi në bisedime me klubin për të gjetur një zgjidhje. Në Itali apo Angli nuk e dimë akoma, por zgjidhjet nuk na mungojnë. Sigurisht, shpresonim që aventura te Milani të zgjaste më tepër, por pas 75 prezencash në dy sezone, këtë vit situata ka ndryshuar”.

Related posts

“TAPIRI DO TË VIJË”/ Inzaghi mes dy zjarreve: Liverpool-in apo Dillettën? Preferoj…

Delo.autor

PSG-Monaco, në Francë luhet për trofeun e parë të sezonit

Sadik.Autor

MOMENTE TENSIONI NË “AIR ALBANIA”/ Lorenc Trashi përleshet me Ngoo, gjyqtari Jorgji nuk i fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment