Futboll Shqipëri Sport

”KAM KONTRIBUUAR NË VITET MË TË VËSHTIRA PËR PARTIZANIN”/ Kandidat për stolin, Shehi: Ja e vërteta me të kuqtë

Partizani prej dy javësh është vënë në kërkim për të gjetur pasuesin e trajnerit Franko Lerda. Dëshira e drejtuesve është që trajneri i ri të jetë vendës, dhe aq më shumë një personazh që të ketë lidhje me familjen e kuqe. Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit italian, i pari që doli në skenë për të marrë drejtimin e ekipit ishte ish-portieri dhe kapiteni i të kuqve, Orges Shehi, i cili një vit më parë e nisi karrierën si trajner te Skënderbeu, ku që në hapin e parë fitoi trofeun e Superkupës.

Shehi mbetet një kandidat potent për të marrë drejtimin e Partizanit, që do të ishte një rikthim në familjen e kuqe pas një dekade, por ish-kapiteni nuk pranon se është në bisedime. I pyetur nga “Panorama Sport” se a ka kontakte për të marrë drejtimin e “demave”, Orges Shehi u përgjigj: “Zyrtarisht nuk kam asnjë kontakt për këtë çështje”.

Gjithsesi, Shehi mbetet i hapur, pasi të të kërkojë Partizani, për shumë arsye, nuk ka nevojë që të mendohesh shumë. Duke mohuar kontaktet, pyetjes së gazetës se a do ta pranonte drejtimin e Partizanit po t’ia kërkonin, Shehi u shpreh: “Është pyetje retorike, pasi bëhet fjalë për një ekip të dorës së parë. Nuk diskutohet ajo gjë, por nuk mund të flas për diçka që ka kontakte”.orges shehi

Probleme me të shkuarën Partizani dhe Skënderbeu kanë rivalizuar shumë me njëri-tjetrin në vitet e fundit, por afrimi i Shehit në krye të stolit të Partizanit nuk do të përbënte problem. Ish-kapiteni gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga tifozët e kuq, edhe kur ai mbronte portën e Skënderbeut, madje në shumë ndeshje emri i tij është brohoritur nga ultrasit e kuq dhe është duartrokitur. Kështu që e shkuara nuk përbën problem për ishportierin, kur dihet se ka mbrojtur portën e Partizanit për katër vite.

Të gjithë mbajnë mend sezonin e rënies ku luajtën një vit pa u paguar, por nuk u dorëzuan kurrë. Në lidhje me këtë kalim nga Korça, ku fitoi trofe, te “demat” ku gëzon respektin, për “Panorama Sport”, Shehi u shpreh: “Me Partizanin kam luajtur dhe kontribuar edhe në momentet më të vështira të klubit. Me Partizanin kam luajtur katër vite dhe të gjithë e mbajnë mend se si ka qenë sezoni im i fundit te aty. Ishte një vit i vështirë, ku ne thuajse ia dolëm, pasi vetëm në ndeshjen e fundit ramë.Shehi

Kështu që unë jam profesionist, pastaj nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, jo me Partizanin, por me asnjë klub tjetër. Madje, kur doli lajmi për mua për trajner më kanë marrë në telefon shumë tifozë të kuq duke më përkrahur, por kur nuk ka kontakte nuk kam çfarë të shpjegoj më shumë. Nga ana ime, nuk kam asnjë kontakt me ata”, u shpreh Shehi.

Related posts

FESTA E “ÇMENDUR” E CRUDELIT/ Komentatori italian nuk përmbahet pas përmbysjes spektakolare të Milanit ndaj Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

GATI TË NISË AVENTURËN E RE/ Trajneri Sarri takohet me drejtuesit e klubit të Serisë A…

Delo.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Aguero drejt kthimit te Manchester City, i ofrohet posti i rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment