Futboll Sport

PËRDORIMI I IMAZHIT ILEGAL/ Maradona fiton gjyqin me Dolçe& Gabbana

Diego Armando Maradona ishte mësuar në karrierën e tij të shënonte gola spektakolarë që çonin peshë stadiume të tëra, por tani ka arritur të shënojë edhe në gjykatë.

Ish futbollisti argjentinas që provon prej vitesh të shkëlqejë edhe si trajner, ka fituar një çështje ligjore të hapur kundër kompanisë së njohur Dolçe& Gabbana për përdorim abuziv të emrit dhe imazhit të ish mesfushorit ikonë.

Shtëpia e famshme e modës është dënuar për shkak të përdorimit të një fanele të Napolit me emrin e Maradonës, e njëjtë me atë që u shpall kampion, si dhe nuimrin 10 mbi shpinë, gjatë një eventi marketingu mes VIP-ave në vitin 2016. Gjykata e Milanos sanksionoi gjithçka në favor të Diego Armando Maradonës për shkak se firma e veshjeve luksoze ka përfituar nga ndikimi dhe historia e ish futbollistit, sidomos në Apenine.

Stilistët e njohur do të paguajnë kështu Maradonën me 100 mijë Euro, një shifër e papërfillshme si për Dolce e Gabbana ashtu edhe për Maradonën, por që i jep avantazh në planin moral, njeriut që i ka mohuar trashëgiminë, edhe vajzës së tij Xhanina.

Related posts

Si e hoqën gjermanët stresin pas Meksikës? Duke parë…

Sadik.Autor

PREJ 6 VITESH NË KOMA/ Michael Schumacher nis terapinë “top secret” në spitalin e…

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Portieri Donnarumma zbarkon tek PSG, pritet nënshkrimi dhe vizitat mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment