Futboll Sport

CHAMPIONS/ Barcelona mposht Inter në “San Siro”, Kualifikohet Dortmund

U luajtën mbrëmjen e sotme, gjashtë takimet që përmbyllën fazën e grupeve në Champions, në grupet F, G dhe H.

Barcelona pa Mesin, dhe me shumë mungesa në formacionin titullar, mposhti Interin në “San Siro” me shifrat 1-2, duke i lënë zikaltrit jashtë fazës tjetër të Champions League. Karles Perez, që ishte në fushë për të zëvendësua Mesin, e bëri mjaft mirë detyrën e argjentinasit, duke shënuar që në minutën e 23të për katalanasit.

Gjithsesi, predha e Lukakut në minutën e 44-t, i dha shpresë ekipit të Kontes, duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë, Interi e kërkoi me ngul golin e dytë, por Lautaro dhe Lukaku nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në dy raste, ata shënuan, por me të drejtë u anuluan për pozicion jashtë loje.

Teksa takimi po shkonte drejt barazimit, ishte talenti Ansu Fati, që shënoi në minutën e 87-të, duke i dhënë Barcelonës një tjetër fitore në grup, dhe duke shkuar në vendin e parë me 14 pikë. Ndërkohë, mbetet në vendin e tretë Interi me 7 pikë, që vazhdon aventurën në Europa League.

Vendi i dytë për Borusian e Dortmundit, që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Slavias së Pragës. Golat e Sanços dhe Brandt, ndihmuan verdhezinjtë të kalojnë në fazën tjetër të Championsit, ndërkohë goli i Suçek për çekët nuk vlejti.

Çelsi mposhti 2-1 Lilën, falë golave të Azpipilikuetës dhe Abraham, dhe kalon në turin tjetër si vend i dytë. Ndërkohë, ndodh çudia me Ajaksin, që u mund në shtëpi 0-1 nga Valencia, dhe janë spanjollët që zënë vendin e parë në grup. Vijon në Europa League ekipi holandez.

Në grupin G, në raundin tjetër kalojnë Lajpcig dhe Lioni, ndërkohë që vetëm vendi i tretë për Benfikën. Më poshtë, rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.

Related posts

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Edhe nëna e Lukakut çmendet pas Messit

F.autor

MISTERI I DELE ALLIT/ Nga talent i madh tek përjashtimet. Karriera e tij në dyshim…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ “L’Equipe” zbulon trajnerin e ri të Barcelonës, ja kush ulet në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment