Futboll Seria A Sport

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Shikoni momentin kur Bonucci bën sherr me Quadradon (VIDEO)

Te Juventusi diçka nuk funksionon, por te Juventusi ndoshta diçka edhe mund të jetë krisur brenda dhomave të zhveshjes, edhe pse nuk ka asgjë që nuk zgjidhet nëse je një skuadër e madhe. Gjithsesi, ajo që ra në sy shumë natën e djeshme ishte edhe debati i nxehtë mes kapitenit Leonardo Bonuçit dhe Huan Kuadrados.

Në momentin e kartonit të kuq nga ana e arbitrit Majkëll Fabri, anësori kolumbian ishte shumë i nervozuar me kryesorin e takimit, si rrjedhojë edhe e një ndërhyrjeje shumë të rëndë që ai kishte pësuar në pjesën e parë, por që “bilbili” nga Ravena la lejimin e lojës, edhe pse pamjet e përsëritura treguan se ndëhyrja në kavilje ishte shumë e ashpër.

Gjithsesi, ajo që bëri jehonë në median italiane është fakti se mes Bonuçit dhe Kuadrados duket se gjakrat kanë kohë që janë nxehur, sepse në momentin që amerikano-jugori po protestonte, kapiteni i vuri dorën në gojë, por aty erdhi edhe një reagim shumë i ashpër, një goditje nga ana e Kuadrados ndaj mbrojtësit, që më pas u nda nga lojtarët e tjerë.

Një skenë e tillë duket e përsëritur, duke qenë se edhe në tunel, pas ndeshjes së parë të fazës së grupeve, që Juventusi barazoi 2-2 ndaj Atletikos së Madridit, në Champions, kishte pasur shkëndija mes Bonuçit dhe Kuadrados dhe pa dyshim që ky tension i përsëritur lë një enigmë të madhe për t’u mësuar më konkretisht.

Related posts

ZBRAZ DUFIN PAS TRIUMFIT/ Modric: “TOPI I ARTË” paska VLERË vetëm nëse e fitojnë 2 persona?, nuk është…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Njihuni me fubollisten femër Johna, “Ronaldinho-ja e Kosovës”

Sadik.Autor

DHUNA NË FUSHË-KRUJË/ Lojtari i Kastriotit tërhiqet: Nuk akuzova askënd, ndjesë Partizanit dhe tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment