Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Tottenham fiton me “MANITA”, Liverpool triumfon me lehtësi

Janë mbyllur para në këto momente, tre ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 16-të në këtë kampionat.

Totenhemi shkatërroi me rezultatin 5-0 Bërnlein, ku tre gola ishin me të vërtetë spektakolar. Ishte Kejn që kaloi ekipin e Murinjos në avantazh, teksa me një goditje të fortë nga jashtë zonës shënoi një gol shumë të bukur. Vetëm 4 minuta më vonë shënoi Lukas Moura, i cili dyfishoi rezultatin, para se të shënonte Son të tretin.

Ky i fundit realizoi një gol spektakolar, teksa mori topin nga zona e tij, dhe pasi dribloi disa kundërshtarë, e dërgoi në rrjetë. Ishte përsëri Kejn që realizoi golin e 4-t për ekipin e tij, edhe këtë herë duke bërë një finalizim shumë të bukur. Serinë e golave për “Spërsat” e mbylli Sisoko, i cili realizoi në minutën e 74’. Me këtë fitore Totenhemi ngjitet në vendin e 5-të me 23 pikë, ndërsa Bërnlei renditet në vendin e 13 me 18 pikë.

Nuk ka falur as Liverpuli, i cili ka kaluar me lehtësi Bërnmuthin, duke triumfuar me rezultatin 3-0. Ishte Çamberlein që realizoi në minutën e 35’, pas një pasimi fenomenal të marrë nga Henderson. Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Keita shënoi golin e dytë për ekipin e tij, pas një asisti shumë të bukur të marrë nga Salah. Ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e tretë dhe të fundit në minutën e 54’, duke i siguruar Liverpulit një fitore të rëndësishme, me të cilën vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion, teksa renditen në vendin e parë me 46 pikë.

Ndërkohë Uatfordi dhe Kristal Palasi janë ndarë në barazim pa gola.

Related posts

Inter nevoja emergjente në mbrojtje, nuk heq dorë nga De Vrij

Q.Autor

NUK MBAN HAPIN E BAYERN MUNICH/ Dortmund moshtet nga Leipzig me përmbysje

Delo.autor

GUARDIOLA SYNON PËRSOSMËRINË/ Iu kërkon ndihmësve të tij që të bëhen si “Ballisti” në Serbi

F.autor

Leave a Comment