Futboll Premier League Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Skuadra e Mourinhos mposht Brighton me përmbyjse

Totenhemi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Brajtonin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Premier Ligë.

Ndeshja nuk e nisi mirë për “Spërsat”, të cilët e mbyllën në disavantazh pjesën e parë, si pasojë e një goli të shënuar nga Uebster në minutën e 37’, për Brajtonin.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me ekipin e Murinjos në sulm, të cilët kërkonin me ngulm golin e barazimit. Pikërisht atë e gjetën në minutën e 53’, kur Herri Kejn shndërroi në gol një asist të marrë në Lukas Moura. Pas këtij goli, besimi të Totenhemi u rrit dhe vendasit po kërkonin golin e fitores.KEJN

Ishte Dele Ali që përmbysi rezultatin, teksa në minutën e 72’, shënoi një gol shumë të bukur pas një pasimi të marrë nga Aurier, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit mik.

Këtë rezultat ekipi i Murinjos e administroi deri në fund, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e 5-të me 29 pikë, ndërsa Brajtoni qëndron në vendin e 13-të me 20 pikë.

Related posts

ARBITI AKORDON PENALLTI ME VAR/ Ylli Rashford nuk gabon nga pika e bardhë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Alegri luan gjithçka ndaj kuqezinjve, ndryshon skemën dhe sulmin

F.autor

E BUJSHME/ Prestigjozja “Marca” shuan dyshimet: Ky është klubi i ri i Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment