Futboll Seria A Sport

“DUHET KURAJO PËR TË ËNDËRRUAR TITULLIN”/ Mbrojtësi Dalot: Eksperienca e Ibrës është e mrekullueshme

Është një nga blerjet më të mira të këtij Milani dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij, Diogo Dalot në një interviste në mikrofonat e “Record”, ka folur për objektivat sezonal të Milanit dhe aventurën me kuqezinjtë:

“Duhet kurajo për të ëndërruar titullin. Ibrahimoviç është mësuar të fitojë, në respekt nga shumica e gjithë lojtarëve në skuadër. Në dhomën e zhveshjes ai ndihmon të shkatërrojë mentalitetin humbës.

Kjo eksperiencë që ai na transmeton është e mahnitshme. Të gjithë duam të fitojmë titullin por jemi të vetëdijshëm që është e vështirë, pasi ka edhe skuadra të tjera që kanë fituar më shpesh dhe janë më të fortë.

Kemi kualitet, jemi një grup i fortë dhe e kemi demonstruar. Tani vlen të shohim ndeshje pas ndeshje.”, përfundoi Diogo Dalot.

Related posts

ANALIZA/ Përgjigjet e pyetjeve të mëdha në lidhje me vendimin e Messit për t’u larguar nga Barcelona

Delo.autor

Pjesa e parë/ Levante e kthen rezultatin falë sulmuesit shqiptar, çmendet stadiumi (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NË “SAN SIRO”/ Gattuso: Jemi në krizë totale, Higuain është ende i yni

Isa.Autor

Leave a Comment