Futboll Seria A Sport

“RONALDO I MBARUAR? LLAFE KAFESH”/ Ish-përgatitësi i CR7: E çuditshme si e hedhin poshtë…

Prej rreth një muaji, që kur Kristiano Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen me Milanin, të gjithë po flasin për gjendjen e tij fizike.

Por, në lidhje me këtë çështje ditën e sotme ka folur edhe vetë Xhovani Mauri, një përgatitës atletik që ka punuar me portugezin në kohën kur gjendej tek Reali i Madridit. “E njoh mirë Ronaldon dhe ‘motorin’ e tij. Kur ke shumë kuaj, një pushim i vogël është i mjaftueshëm për të të ngadalësuar” – shprehet fillimisht ai për “Tuttosport”.

Më tej, përgatitësi që ka qenë bashkëpunëtor i Ançelotit në kohën e Realit të Madridit në vitet 2013-2015, shton: “Më duket e çuditshme që për një kampion si Ronaldo të flitet si i mbaruar, dhe mendimi ndryshon brenda ditës. Më duken më shumë si llafe kafenesh apo rrjetesh sociale. Nuk mund ta gjykoj dikë pa të dhëna të sakta. Ata që kanë punuar me të mund të flasin. Arma e vërtetë e CR7 është shpërthimi. Kur ai ka një shqetësim që e lë jashtë fushe, bie më shumë në sy se një lojtar tjetër që bën më shumë kilometra, por me një ritëm më të ulët. Tek Reali nuk mbaj mend që të kemi pasur një situatë të tillë. Një herë ai kishte një dëmtim të vogël, por rezonanca nuk gjeti asgjë. Ai u mërzit shumë. Por, askush nuk e njeh trupin e tij si ai. Ai është atleti më i kompletuar në botë, dhe ende më i miri. Vetëm Mbape ka potencialin e tij fizik”.

Related posts

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Delo.autor

Vjen dënimi i parë nga FIFA për Rusinë

Sadik.Autor

JUVENTUS SFIDON LIVERPOOL/ Gati t’i “rrëmbejë” 18-vjeçarin objektiv për mbrojtjen

Isa.Autor

Leave a Comment