Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Ismajlgeci: Të gjitha ekipet janë të fortë, kërkojmë maksimumin në çdo ndeshje

Në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut në Korçë, nesër në orën 16:45, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore, përpara mediave ka folur futbollisti i Tiranës, Marsel Ismajlgeci, i cili ka analizuar këtë duel:

Maksimumi për ndeshjen – “Nuk kemi çfarë të tregojmë më që të bëjmë diçka ndryshe. Do të bëjmë lojën tonë dhe do japim maksimumin”

Disfata ndaj Kukësit – “Ndikoi lodhja nga kupa dhe ata ishin më të fokusuar se ne”

Gjendja fizike – “I kam kaluar të gjitha problemet edhe me COVID-19 dhe jam gati”

Rivalët – “Po t’i marrësh të gjitha ekipet janë kundërshtarë të fortë. Ne mundohemi t’i marrim të gjitha ekipet seriozisht dhe të japim maksimumin”, përfundoi Ismajlgeci.

Related posts

Tjetër sulm i Braçes ndaj Dukës: Nuk është sharlatan Panuçi por varrmihës Duka

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Kante ndëshkon Kampionët e Anglisë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË NË SUPER FORMË/ Latifi sfidon kampionin: Boll u fshehe, më jep shansin që meritoj (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment