Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIMI I TEKNIKUT GEGA/ Hallaçi në stolin e Kukësit, ja prapaskenat në kampin “verilindor”…

Rrahman Hallaçi do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Diçka e tillë u paralajmërua nga vetë presidenti Safet Gjici të dielën pas largimit të Skënder Gegës, por vetëm dje gjërat u bënë zyrtare, kur drejtori Nderim Nexhipi prezantoi ish-kapitenin legjendar të verilindorëve pas skuadrës. Menjëherë pas stërvitjes, klubi doli me një komunikatë, duke sqaruar opinionin pas “divorcit” me Gegën. “Skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020. Ishkapiteni Hallaçi do të jetë trajner i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner. Suksese profesor Hallaçi!”, citohej në njoftimin e Kukësit në faqen zyrtare në “Facebook”. Ndërkohë, pas largimit të Gegës, ndihmësit e tij kanë mbetur në ekip, teksa trajneri i portierëve, Florian Ristani, do të vazhdojë të bëjë këtë detyrë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përgatitësit atletik, Iris Selimi.

BESIMI TEK ISH-KAPITENI
Hallaçi ka marrë tashmë bekimin e presidentit Gjici dhe nuk do të jetë trajner në provë. Burime të sigurta të “Panorama Sport” tregojnë se kreu i klubit ka folur me Hallaçin dhe ky i fundit ka marrë përsipër barrën jo të lehtë që i është ngarkuar për ta bërë me përgjegjësi të plotë dhe për ta çuar drejt sukseseve Kukësin. Nuk është hera e parë që presidenti Gjici ua beson ekipin trajnerëve të rinj, teksa pak vite më parë ka bërë të njëjtën gjë me Armando Cungun dhe Klodian Duron. Tashmë radhën e ka Hallaçi, një idhull i tifozërisë kuksiane.

Related posts

E FUNDIT/ Disiplina nuk fal Sarrin pas sherrit në fund të Milan-Lazio, ja dënimi që merr tekniku…

Delo.autor

Beckham dhe Ibrahimovic, suedezi i plotëson dëshirën legjendës së “Tre Luanëve”

Isa.Autor

“MJAFTOI TË SHIHJA NJË GJË…”/ Taktika e Manchester United e çmontuar në dy minuta poshtëruese

Delo.autor

Leave a Comment