Futboll Sport

KA TËRHEQUR VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Perez gati të paguajë për super yllin e Benficas shifrën prej…

Zhoao Feliks, falë talentit të tij, ka tërhequr këtë sezon të gjithë vëmendjen e klubeve gjigante të Europës (Juventus, Mançester Junajtid, Siti, Real Madrid) të cilat janë të gatshme të shpenzojnë shuma marramendëse për të bërë të tyrin 19-vjeçarin.

Megjithatë, madrilenët duket se kanë një as nën mëngë për të nisur kontaktet dhe për t’iu paraprirë në garë klubeve të tjera. ‘Los Blancos’ kanë nxjerrë në merkato portierin Kejlor Navas, i cili nuk do të pranonte një tjetër sezon si jo protagonist. Dhe të interesuar për portierin nga Kosta Rika është pikërisht klubi i Zhoao Feliks, Benfika.

Portugezët janë vënë në kërkim të një gardiani për në sezonin e ardhshëm dhe pasi u rrëzua pista Silesen, tashmë kanë si objektiv Kejlor Navas. Portieri mund të përdoret nga madrilenët për t’u afruar me Feliks, ndërsa janë të gatshëm që përveç transferimit të portierit drejt klubit portugez të shkojnë edhe miliona për të përmbushur pretendimet e Benfikës prej 120 milionë eurosh.

Related posts

Icardi iu përgjigjet tifozëve: Nëse nuk na doni kur humbim, mos na doni edhe kur fitojmë

Delo.autor

Hamilton: Më ndihmoi fati, Mercedes është ende larg formës optimale

Sadik.Autor

ZYRTARE/ I “zë” vendin Vangjelit, lojtari kombëtares pranë kalimit tek klubi i famshëm grek

Isa.Autor

Leave a Comment