Futboll Seria A Sport

“SERIE A ËSHTË BËRË MË I FORTË KËTË SEZON”/ Flet Claudio Marchizio: Juventusi ka një ekip fantastik…

Klaudio Markizio beson se nuk ka probleme te Juventusi në këto momente, duke thënë se tani kampionati është bërë më i fortë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-mesfushori bardhezi ka analizuar momentin e “Zonjës së Vjetër”, duke thënë se forma e Interit e ka bërë kampionatin më konkurrues. “Seria A është bërë më interesante këtë sezon, por unë nuk e shoh Juventusin në telashe. Njerëzit gjithmonë dëshirojnë t’iu gjejnë të meta edhe kur fitoni 10 ndeshje radhazi, por Juvja është mësuar me këto.

Për ne, është më mirë të shohim një kampionat të luftuar. Nuk mendoj se ka ndonjë problem me Sarrin te Juventusi, por ndikimi i Kontes te Interi ishte pothuajse i menjëhershëm. Sezoni është ende i gjatë dhe Juventusi ka një ekip fantastik.”, u shpreh Markizio.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Merr fund telenovela, Barcelona të premten zyrtarizon goditjen e madhe

Delo.autor

BOURNEMOUTH-CHELSEA/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Joshua King

Delo.autor

FORMACIONET/ Emocionet vazhdojnë me Europa League, starton Berisha kurse Strakosha…

Isa.Autor

Leave a Comment