Futboll Kategoria Superiore Sport

“TËRMETI ISHTE NJË TMERR”/ Rrëfen trajneri Lerda: Lojtarët janë duke e kaluar frikën…

Pasojat e tërmetit në Durrës janë ndier shumë në Tiranë, e sidomos të banorët e huaj në kryeqytet. Franko Lerda është italiania, që drejton Partizanin kampion në fuqi. Në një intervistë ekskluzive për “Rtshsport”, Lerda flet për tërmetin dhe pasojat e mëdha që ai la në Shqipëri, por natyrisht që ndalet edhe te skuadra, e sidomos transfertë me Bylisin që sipas tij është surpriza e Superiores këtë sezon…

-Ishit ambientuar me Tiranën, deri kur ra tërmeti?

Tirana është një qytet i bukur dhe paqësor,. Por ka qenë një situatë e tmerrshme dhe e frikshme. Nuk e kisha përjetuar kurrë një ndjesi të tillë, por mua më vjen shumë keq, sidomos për njerëzit e  dëmtuar në Durrës, por edhe në qytet e tjera ku ka pasur edhe viktima. Ne jemi afër tyre, si klub skuadër dhe gjithë Shqipëri duhet që të shtrëngohet rreth tyre në këto moment të vështira.

-Si e përjetuat duke qenë se nuk ndodheni në vendin tuaj?

Me shumë frikë, sepse u surprizuam si gjithë banorët e Tiranës dhe Durrësit. Ishte mesi i natës dhe si shumë banorë kur mësuam që kishte dhe viktima ka enë diçka shumë e trishtë.

-Si ka qenë stërvitja e parë pas asaj situate tragjike që përfshiu vendin dhe a mund të flitej për futboll?

Kur rifilluam stërvitjen kishim shumë vështirësi. Askush nuk ishte mirë dhe askush nuk mendonte për futbollin…

-A ka pasur lojtarë që e kanë përjetuar më keq dhe ju është dashur që të punoni psikologjikisht me ta?

Të gjithë në përgjithësi kemi qenë të frikësuar. Madje dhe aktualisht ajo situatë vazhdon, e madje duke pasur edhe lëkundje, por më të lehta. Dalëngadalë duhet që të përqendrohemi te jeta dhe e përditshmja, kështu largojmë mendjen edhe nga ajo ngjarje tragjike…

-Si është gjendja e skuadrës përpara sfidës ndaj Bylisit?

Ne po përgatitemi mirë përpara kësaj sfide që është shumë e rëndësishme. Luajmë ndaj një skuadre që vjen nga dy humbje, por sfida e fundjavës është vërtetë shumë e vështirë për ne.  Por, po përgatisim mirë këtë ndeshje dhe dua që të them se jam shumë i lumtur që punoj me një skuadër që zbaton detyrat me përpikmëri.

-Këtë fundjavë do të përballeni me një skuadër që pak vite më parë i ka hequr titullin Partizanit, por edhe që ju mori pikë në minutat e fundit në fazën e parë…

Po, më kujtohet mjaft mirë takimi i parë në Tiranë dhe ne po fitonim 1-0 dhe Bylisi barazoi në fund. Por, kjo skuadër është surpriza e sezonit, kemi respekt të madh, por në Ballsh ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe do të marrim maksimumin.

-Pavarësisht dy ndeshjeve të fundit, Bylisi ka treguar se është me meritë në vendin e tretë. Sa i druheni?

Po, është me meritë në atë pozita që ka aktualisht, ndonëse ka dy humbje në dy takimet e fundit. Ka një skuadër të fortë dhe ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë.

-Sa ju frikëson fakti se një rezultat tjetër veç fitores në Ballsh ju zbret nga kreu, aq më tepër që javën tjetër keni derbin?

Duhet që ne t’i marrim ndeshjet me radhë. Fillimisht te Bylisi. Hap pas hapi fokusohemi në ndeshjet e radhës. Tashmë kemi në radhë Bylisin dhe pas asaj ndeshje ne duhet që të mendojmë për derbin. Bylisi është një ekip i fortë siç e theksova më lartë, por ne jemi partizani dhe duhet që të fitojmë dhe të ruajmë pozitat si kryesues në renditje.

Related posts

REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Vazquez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KATAR 2022/ Manqedonia e Veriut mposht me përmbysje “Pancerat”, Italia dhe Franca bëjnë detyrën

Delo.autor

E BUJSHME/ Hakerat i zbulojnë objektivin e merkatos, Guardiola do mbrojtësi e klubit gjigant…

Delo.autor

Leave a Comment