Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Flet trajneri Cungu: Ndaj Tiranës luajmë për…

Laçi do të luajë nesër në orën 13:00, një ndeshje tepër të vështirë ndaj Tiranës në shtëpi. Armando Cungu, për “RTSH Sport”, ka folur për takimin delikat dhe u shpreh se ekipi i tij do të tentojë tre pikët ndaj bardhebluve.

Humbja ndaj Bylisit? “Kishte një farë stepje në Ballsh. Kundërshtari kishte një dëshirë të madhe që të fitonte dhe në disa momente të caktuara kishte një farë egërsie. Ne kemi fajet tona dhe duhet të ishim më të shpejtë në daljet në sulm”.

Përgatitjet? “Nga ndeshja në ndeshje nuk kemi pasur kohë që të ndryshojmë strategjinë e përgatitjeve. Që të stërvitesh për çdo ndeshje, duhet të kesh mendoj disa ditë më shumë, janë takime me kundërshtarë të fortë”.

Sfida ndaj Tiranës? “Nuk është takim i lehtë. Pres nga lojtarët të bëjnë maksimumin dhe të marrim tre pikët. Tirana vjen nga dy fitore radhazi, kemi respekt për ta, por dhe ne e kemi moralin në shkallë maksimale. Humbëm  në Ballsh dhe aty kanë humbur dhe pretendentët për titull. Duhet ndaj Tiranës ta mbyllim mirë këtë vit”.

Related posts

I VETËKARANTINUAR NGA KORONAVIRUSI/ Candreva: Vuaj për tim atë, nuk e përqafoj dot…

Delo.autor

“TEUTA KUNDËRSHTAR I VËSHTIRË”/ Egbo: Presim që për nesër të kemi gati Bathën dhe Torasën

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndryshim i papritur, Benitez zbulon vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment