Futboll Sport

SFIDA NDAJ BAYER LEVERKUSEN/ Flet Sarri: Në nuk marrin rezultat të mirë, do t’i…

Juventusi do të luajë në Ligën e Kampionëve ditën e nesërme, teksa do të përballen me Leverkusenin në transfertë.

Bardhezinjtë nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme në këtë ndeshje, teksa në dy ndeshjet e fundit në kampionat kanë regjistruar 1 barazim dhe 1 humbje, dhe për këtë do kërkojnë një rezultat pozitiv ditën e nesërme.

Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë për shtyp tekniku Mauricio Sarri, i cili është shprehur: “Jemi të qetë, ne e dimë se ku duhet të përmirësohemi dhe po punojmë për këtë. Nesër pres një përgjigje pozitive nga skuadra. Mungesat në mesfushë? Bernardeski është një mundësi, por të heqësh atë nga pozicioni pas sulmuesve do të thotë që të heqësh të vetmin që mund të luajë në atë rol.sarri

Të shohim se si do të luajmë nesër, pasi kemi vetëm dy mesfushorë. Treshja Dibala-Roanldo-Higuain? Do të shohim nëse rezultati i nesërm do na lejojë të bëjmë eksperimente. “, tha Sarri.

Më tej, ai foli edhe për rekordin prej 21 ndeshjesh pa humbje në Europë, dhe me shaka bëri një paralajmërim për të besuarit e tij: “Lexova dikur që rekordi i pathyeshmërisë në Europë është 22 ndeshje, kështu që nesër lojtarët e mi duhet të marrin patjetër një rezultat pozitiv, sepse në të kundërt do t’i vras (qesh). Sa i përket ndeshjes që kujtoj më me qejf, është finalja në Ligën e Europës, sepse ato të sjellin trofe. Shpresoj që në të ardhmen të luaj një tjetër akoma më të rëndëishsme, por deri tani mbetet ajo.”

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ PSG gjen sulmues, Icardi mund të shitet në merkaton e…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Barcelona-n. Ja emri dhe detajet…

Delo.autor

Dënimi qesharak i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, vjen reagimi i Federatë Zvicerane

Isa.Autor

Leave a Comment