Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Do të vijë bashkë me trajnerin, skuadra e Serisë A vihet pas Nedim Bajramit

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku “Sport Mediaset” shkruan se Lacio mund të blejë kartonin e Nedim Bajramit për shumën e 12 milionë eurove.

Me largimin e Inzagit, Lacio është vënë pas një trajneri teksa nuk po ja arrijnë dot të bindin Mauricio Sarrin, pasi ky i fundit është ende në kontratë me Juventusin. Bardhekaltrit i janë vënë pas trajnerit të Empolit, Alesio Dionisi, të cilit i skadon kontrata verën tjetër. Dionisi bëri mjaft mirë këtë sezon me toskanët duke i ngjitur në Serinë A.

Por nuk mbaron këtu sepse Lacio po tenton goditjen  e dyfishtë, teksa një afrim i mundshëm i Dionisit do të sillte në Romë dhe mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili ruan raporte mjaft të mira me trajnerin italian. Ky do të ishte një hap shumë i madh në karrierë për Bajrmin i cili po pret debutimin me Kombëtaren kuqezi.

Related posts

Milan “Made in China”, vjen marrëveshja që nuk e kishit menduar

Sadik.Autor

E ARDHJA E RAMADANIT/ Ndryshon fati i mesfushorit shqiptar?

F.autor

Përplasja BRAÇE-AHMETAJ/ Ministri mbron arritjet: 1 milionë euro për KOMBËTAREN

Isa.Autor

Leave a Comment