Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Flet shefi i skuadrës Ferrari: Ndërtojmë një makinë konkurruese për Vettel dhe Leclerc

Shefi i skuadrës Ferrari në Formulën 1, Mattia Binotto dha një intervistë për Sportmediaset, ku ndër të tjera analizoi me vëmendje sezonin që sapo u mbyll dhe që u dominua sërish nga rivalët gjermanë të Mercedes.

“Nga ky sezon shpëton vetëm shpirti i skuadrës dhe mënyra se si kemi punuar gjithmonë të bashkuar e nën presion, sidomos pas atij fillimi të vështirë të sezonit. Shpëtoj në tërësi sezonin e Leclerc, që ështët futur mirë në botën e Ferrarit dhe ka garuar vërtetë mirë. Gjithashtu shpëtoj edhe pjesën e dytë të sezonit për Vettel, që pas një starti të tmerrshëm, arriti të reagojë pozitivisht dhe të dhurojë momente mjaft pozitive”, deklaroi Binotto.

Sa i përket sezonit të ardhshëm, shefi i skuadrës italiane deklaroi se të dy pilotët do të jetë të barabartë dhe të lirë të synojnë titullin kampion, teksa uroi që më 2020-ën të marrë fund edhe dominimi i Mercedes në Formulën 1.

“Mercedes është rritur vazhdimisht dhe me shpejtësi, ndaj neve na del përpara një punë e madhe për të bërë. Po punojmë për t’u dhënë Vettelit dhe Leclerc një makinë konkurruese, me të cilën mund të synojnë titullin kampion. Në këtë mënyrë mund të ketë më shumë qetësi edhe për mua nga kabina e drejtimit”, deklaroi Binotto.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK NË SFIDËN E “EURO 2020″/ Eriksen bën postimin e parë pas kualifikimit të Danimarkës

Delo.autor

RIKTHIMI I ALLEGRIT TEK JUVENTUS/ Për trajnerin Pirlo del pista e re në Serinë A. Ja skuadra surprizë…

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Jo vetëm rekorde, Italia e Mançinit luan në memorie

Delo.autor

Leave a Comment