Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKARKIMI I TRAJNERIT LERDA/ Presidenti Demi nuk ka pritur dhe ka vendosur veton, ja prapaskenat e largimit

Merr fund aventura e Franko Ler dës si trajner i Partizanit. U prezantua më 17 qershor, por 3 ditë para se të mbushte 6 muaj është shkarkuar nga detyra. Ka qenë vendim ekskluziv i presidentit Gaz Demi, i cili para derbit e dha mesazhin e qartë, se askush s’mund të tallet me Partizanin.

Para dy javësh të kuqtë kryesonin me 4 pikë para Kukësit, ndërsa pas javës së 15-të, “demat” e drejtuar nga Lerda zbritën në vendin e tretë dhe dy pikë larg verilindorëve që mbajnë kreun. Humbjet në derbi gjithnjë përjetohen keq dhe te Partizani lënë pasoja.

Për herë të parë, kjo situatë ndodhi në epokën “Demi” më 7 shkurt 2014, ku trajneri Hasan Lika u largua nga drejtimi. Të njëjtin fat ka pasur dje edhe italiani Lerda, që ashtu si Lika, pa mbushur 24 orë nga disfata në derbi, shkarkohet nga detyra.

Lerda Partizani

PRAPASKENA

Presidenti ka pritur reagimin e trajnerit për situatën e krijuar, por duke mos pasur asnjë shkëndijë, mësohet se Demi ka vendosur të mos presë më. Durimi ishte sosur jo vetëm nga humbja e derbit, por edhe me problematikat e krijuara në të shkuarën. Ai ka thirrur menjëherë trajnerin, i cili kur ka marrë telefonatën ka qenë në “Elbasan Arena” së bashku me dy djemtë e tij, duke ndjekur takimin Kukësi-Teuta.

gaz Demi

Gazeta mëson se drejtori Rama nuk ka qenë në dijeni të zhvillimeve që po ndodhnin dhe as i pranishëm në tavolinën e bisedimeve. Fillimisht, trajnerit i është kërkuar që të japë dorëheqjen, për vetë rezultatet dhe situatën që ka krijuar. Mirëpo Lerda nuk e ka pranuar, me pretekstin dhe premtimin se ka akoma për të dhënë dhe për të arritur synimet. Por presidenti ka vendosur veton duke marrë përsipër edhe faturën financiare, duke i komunikuar italianit që ai nuk do të jetë më trajneri i Partizanit.

Related posts

SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Gabim në mbrojtje i “kuqezinjve”, Skavish mposht portierin Berisha (VIDEO)

Delo.autor

“MILANI IM PO GËRMON UJIN TEK PUSI DHE…”/ Batuta e trajnerit Stefano Pioli por edhe premtimi i madh

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja pse dështoi transferimi i Andre Silva tek Monaco

Delo.autor

Leave a Comment