Futboll Seria A Sport

DËSHIRA E MALDINIT BËHET REALITET/ Por Barcelona kërkon 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit…

Paolo Maldini ka shprehur dëshirën e tij për të afruar në skuadër mbrojtësin e Barcelonës, Jean Clair Tobido.

Sigurisht që drejtori sportiv ka hedhur dhe hapa konkret mbi këtë ide. Maldini kërkon ta huazojë njëherë lojtarin dhe më pas të ketë të drejtën e blerjes për 8-10 milionë euro. Kjo nismë nuk është hedhur totalisht poshtë nga Barcelona.

Image

Klubi spanjoll është gati të diskutojë një shitje të francezit, por me kusht që marrëveshja të arrijë të paktën 25 milionë eurot, plot 25-fishi i shumës të cilën Barça investoi në janar të këtij viti kur e bleu mbrojtësin nga Tuluza.

Përveç këtij pretendimi ekonomik, katalanasit kërkojnë edhe një të drejtë riblerjeje ekskluzive mbi lojtarin me shumën që duhet të mbetet e pandryshueshme, pra përsëri një transferim mbi bazën e 25 milionë eurove.

Milani ka marrë kohë pasi po shqyrton edhe mundësinë e blerjes së Demiral, por mbi Todibon vëmendja mbetet e lartë.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Superkupa e Europës do të gjykohet nga një femër

Delo.autor

MUNGON ENDE NJË DATË PËR RIFILLIMIN E SERIE A/ Kryeministri Conte: Nuk kemi siguri për të rikthyer sportin

Delo.autor

“KJO ËSHTË ÇMENDURI”/ Ylli i Bayern shpërthen pas vendimit të federatës gjermane për koronavirusin

Delo.autor

Leave a Comment