Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU BËHET GATI PËR JANARIN/ Flet trajneri Daja: Do ketë disa ndryshime…

Skënderbeu bëhet gati për merkaton e janarit, me qëllim përforcimin e ekipit në ato pozicione ku në pjesën e parë të sezonit pati probleme. Në kushtet kur skuadra ka qenë në emergjencë totale, bardhekuqtë kanë menduar që të afrojnë të paktën katër elementë, të cilët do të bëjnë diferencën.ilir dajaaa

I këtij mendimi është edhe trajneri Ilir Daja, i cili në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, tregon se cili do të jetë plani i veprimit i Skënderbeut në pritje të pjesës së dytë të kampionatit. Vetë numri një i pankinës është shprehur se do të jenë katër futbollistë që korçarët do të tentojnë për të marrë në ekip, duke rritur kështu jo vetëm cilësinë në skuadër, por edhe konkurrencën brenda ekipit, që ka vuajtur së tepërmi mungesën e alternativave.

TRAJNERI

“Jemi në fazën e rishikimit të asaj çfarë kemi bërë në këtë pjesë të parë të kampionatit. Por, kjo nuk do të thotë se nuk kemi piketuar lojtarë për vijimin e pjesës tjetër të sezonit. Gjithçka vijon paralelisht. Në kushte të tilla, unë jam çdo herë në kontakt me presidentin dhe një gjë të tillë e kemi bërë edhe dje. Plani ynë i veprimit është i qartë. Fillimisht do të analizojmë punën e bërë gjatë kësaj gjysme të parë të sezonit, për të nxjerrë më pas se çfarë na duhet dhe ku duhet të rregullojmë diçka. Jemi të bindur që ka shumë për të ndryshuar. Ne do të kërkojmë të shmangim emergjencat, që kemi pasur në këtë pjesë të parë të sezonit.Ilir Daja

Do të kërkojmë të dublojmë çdo pozicion në ekip për të mos pasur më zgjedhje emergjente, të cilat kanë ndikuar shumë në këtë pjesë të parë të sezonit, pasi na kanë krijuar jostabilitet. Veç kësaj, në kuadër të asaj që na lejon ajo që mund të veprojmë në merkato, do të përpiqemi të krijojmë një ekip me shumë konkurrencë, pasi kjo është një diçka që i bën mirë ekipit. Konkurrenca në këtë pjesë të parë të kampionatit na ka munguar. Do të përpiqemi të rregullojmë shumëçka, në mënyrë që të jemi gati për të përballuar pjesën e dytë të sezonit”, deklaroi trajneri bardhekuq.

MINIFAZA

Ndryshe nga fillimi i sezonit, që korçarët nisën gjithçka pa një fazë përgatitore, këtë herë trajneri Ilir Daja do të ketë mundësinë të përgatisë siç duhet ekipin për pjesën e dytë. Por, gjithsesi edhe këtu duket se ka një ndryshim plani në radhët e korçarëve.

Fillimisht, nga sa bëhet me dije nga burime zyrtare në klub, ishte menduar Antalia në Turqi si vendi ku korçarët do të zhvillonin përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Por, për shumë arsye gjithçka është ndryshuar. Kësisoj, drejtuesit vendosën që minifaza përgatitore këtë sezon të zhvillohet në Durrës te resorti në pronësi të presidentit Takaj. Në fushën e “Tropikal” skuadra do të zhvillojë edhe tri miqësore.

Related posts

Premier League, Fiton Tottenham, shkëlqen Heung-Min Son

Q.Autor

E FUNDIT/ Inter-Liverpool mund të luhet në fushë neutrale. Faji i vaksinimit, UEFA e bezdisur

Delo.autor

E TRISHTË/ Futbolli britanik në zi, shuhet në moshën 81-vjeçare golashënuesi i madh anglez

Delo.autor

Leave a Comment