Futboll Sport

SPORTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ish trajneri i njohur (FOTO)

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Ish trajneri i njohur anglez,, Jim Smith ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se Smith humbi jetën për shkaqe tërësisht natyrore.

Gjatë karrierës së tij, Smith, i njohur me nofkën “Bald Eagle” (Shqiponja Qerose), ka drejtuar nëntë klube angleze, kryesisht në nivelet e ulëta të futbollit, mes të cilave Derby County, Oxford United dhe Portsmouth.

Arritjet më të mëdha janë fitimi i Kupës së Ligës me Queens Park Rangers në vitin 1986 si dhe promovimi i Derby County në Premier League në vitin 1996.

Related posts

Giro d’Italia/ Fitore historike e Richard Carapaz në etapën e tetë

Sadik.Autor

INTER-JUVENTUS/ Brozovic regjisor “alla Pirlo”, Chiesa-McKennie në grup. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

SARRI ME DHIMBJE KOKE/ Juventus humbet lojtarin e rëndësishëm për ndeshjen e rradhës

Delo.autor

Leave a Comment