Futboll Seria A Sport

TË GJITHË E KONSIDERONIN FAVORIT PËR TITULL/ Interit i mungojnë golat nga mesfusha, Conte gjen zgjidhjen tek..…

Antonio Konte kaloi ditët e fundit të vitit 2011 në krye të klasifikimit, me pikë të barabarta me kampionët në fuqi, që të gjithë i konsideronin favoritët e mëdhenj për titullin. Kushedi nëse këto ditë trajneri i Interit nuk ka marrë një vizitë nga Krishtlindjet e atij viti: qoftë rasti, me siguri i ka këshilluar të telefonojë Arturo Vidalin, njërin prej protagonistëve të atij sezoni e të gjithë ciklit të kaluar te bardhezinjtë.

arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

MENDON ARTURO 

Shtatë, dhjetë, njëmbëdhjetë. Numri i golave, gjithmonë në rritje, i Vidalit gjatë tri kampionateve me Juven e Kontes shpjegon pa shumë detaje se cili do të jetë funksioni kryesor i kilianit në Interin 2019- ’20, që po merr maksimumin nga sulmuesit në terma realizimi por mbetet me problemin e dekadës së kaluar: numrin e vogël në terma realizimi të mesfushorëve. Për të gjetur një mesfushor zikaltër që arrin në kuotën 7 gola, duhet të rikthehemi në sezonin 2010- ’11, kur Esteban Kambiaso u rendit i treti për gola sezonalë pas krahëve të Etosë dhe Pacinit. Në vitet e dominimit juventin, gjatë të cilëve Interi ka qëndruar gjithmonë larg kreut, mesfushori më efikas ka qenë Raxha Naingolan, që vitin e kaluar arriti në kuotën 6.

vidal

GJITHMONË PREZENT 

Ndërsa Vidal garanton një vazhdimësi rendimenti pavarësisht kundërshtarit, trajnerit apo turneut. Edhe në sezonet më pak brilante si te Bajerni apo Barcelona, nuk ka pritur shumë përpara se të shfaqej në tabelën e golashënuesve. Të marrim për shembull sezonin në vijim, i përjetuar thuajse tërësisht si rezervë te Barcelona: kjo nuk i ka mohuar të shënojë 5 gola në 14 ndeshje, me mesataren prej një goli çdo 105 minuta (Lukaku numëron një çdo 120′; Lautaro çdo 143′). Raporti me Konten as nuk diskutohet. Për këtë Vidal do të ishte blerja perfekte.

Related posts

“ÇMENDURI” NË BUNDESLIGA/ Shikoni si Bayern Munich ndëshkohet pas 4 minutash lojë nga Promel (VIDEO)

Delo.autor

Premier League/ Mahrez kërkohet si zëvendësues i Sanchezit tek Arsenal

Q.Autor

REPARTI I SULMIT RREZIKON TË BOSHATISET/ Klubi i njohur italian nis ofensivën për “Bomberin” Muriqi

Delo.autor

Leave a Comment