Futboll Sport

TENTOI TI PRISHTE FESTËN LIVERPULIT/ Van Dajk përcjell “kopshtarin” nga fusha e lojës

Fitorja e Liverpulit në transfertën ndaj Lestërit të vendit të dytë ishte një sukses i cili u lejon të kuqve që të vënë njërën dorë mbi titullin kampion të Premier Ligës, i cili mungon prej 30 vitesh.

Jo më kot djemtë e drejtuar nga Klop e festuan gjatë fitoren 4-0 kundër “Dhelprave”, pasi brenda vetes e kuptonin rëndësinë e këtij trepikëshi dhe ndoshta të shtyrë edhe nga zhgënjimi për humbjen, Lestëri provoi që të prishë atmosferën dhe lumturinë e të kuqve, duke urdhëruar menjëherë zbritjen në terrenin e lojës të punëtorëve të stadiumit.

Por duke parë edhe fotot e dokumentuara, Virxhil Van Dajkut, mbrojtësit të Liverpulit, nuk i pëlqeu aspak një skenë, ku një prej punonjësve të stadiumit të Lestërit hyri në mes të grumbullit të lojtarëve të kuq, me korrësen e barit.690

Holandezi Van Dajk jo vetëm e frenoi atë, por e detyroi dhe e shoqëroi që të dilte jashtë vijave të terrenit të lojës, derisa ai dhe shokët e tij të përfundonin festimet e fitores.

 

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Përballjet Liverpool-Leipzig dhe Benfica-Arsenal në rrezik për shkak të…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ky gol me roveshiatë eliminon Hajdukun e Splitit (VIDEO)

Delo.autor

Shaqiri këndon para shokëve, ata qeshin me të (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment