Futboll Sport

TIFOZËVE TË MALMOS NUK I DEL INATI ME IBRAN/ Shikoni çfarë i kanë bërë së fundmi statujës së suedezit (FOTO)

Tifozëve të Malmos nuk iu del inati me Ibrën, pasi ky i fundit u bë aksionar te rivalet e përjetshëm të Hamarbi.

Sulmuesi suedez hodhi hapat e tij të para të karrierës te Malmo, dhe për këtë arsye atij iu ndërtua edhe një statujë në mes të këtij qyteti për ato që ka arritur në karrierën e tij._110120859_lbrzlatanstatynsabotage3-2

Megjithatë irritimi që tifozët e Malmos kanë pasi 38-vjeçari mori disa aksione të Hamarbi, ka bërë që të tentojnë ta shkatërrojnë statujën. Vetëm pak ditë më parë, ata i vunë zjarrin asaj si shenjë urrejtje ndaj Ibrës.22160030-7785773-image-a-64_1576166219091 (1)

Por, nuk ka përfunduar asgjë këtu. Së fundmi tifozët janë përpjekur ta shkatërrojnë fare atë, teksa kanë marrë një sharrë dhe kanë nisur të prisnin statujën te pjesa e këmbëve.unnamed-file-37

Është dashur ndërhyrja e policisë që kjo të ndalohej, me këta të fundit që e kanë rrethuar statujën në mënyrë që të mos tentohet të shkatërrohet.

Related posts

Rummenigge ngre ALARMIN/ Mund të ketë sërish LARGIME nga BAYERN

Isa.Autor

ZYRTARE/ Goditje e Bylisit, rikthen në Superiore fantazistin që fitoi titullin me Partizanin

F.autor

ZBULOI SKANDALIN E MADH/ Gazetari që HULUMTOI JUVEN, kërcënohet me VDEKJE

Isa.Autor

Leave a Comment