Futboll Kategoria Superiore Sport

“NË DERBI NUK KA PARASHIKIME”/ Flet Shpëtim Duro: Në qoftë se Partizani do të luanin me ekip tjetër…

Java e 15-të e Kategorisë Superiore, do të ngrejë siparin me derbin e kryqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Një përballje që pritet të dhurojë spektakël, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribuna.

Ndërkohë në sfidat e tjera të javës së 15-të, një përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Kukësit dhe Teutës që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Në një prononcim për “RTSH Sport”, tekniku i skuadrës verilindore, Shpëtim Duro, ka deklaruar se skuadra e tij do të kërkojë fitoren me ccdo kusht në ndeshjen ndaj Teutës, si dhe nuk ka nguruar të flasë edhe për derbin e kryqytetit.

TEUTA- Është një sfidë e vështirë sepse durrsakët janë një skuadër kompakte. Jo vetëm me Teutën, por të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe të gjitha kanë shkallën e tyre të vështirësisë.

TRAJNERI I TEUTËS- Shkëmbin e kam pasur futbollist dhe mendim im për Bledin si futbollist është shumë e mire, por edhe si trajner po bën mirë në fillimin e karrierës së tij. Tani i njohim të gjitha skuadrat, e rëndësishme është që lojtarët të zbatojnë direktivat e trajnerit.

shpetim duro teqja

SULMI- E rëndësishme që sulmuesit të luajnë, të punojnë si ndaj Tiranës pasi duke qenë aktiv do vijnë edhe golat. Jam I kënaqur me sulmuesit nga ndeshja me Tiranën.

DERBI – Duke qenë një njeri që kam kaluar gjithë jetën te Partizani, sinqerisht kur luan Partizani-Tirana, anoj me zemër nga Partizani. Në qoftë se do të luante me ekip tjetër, nuk do beja tifo për Partizanin pasi janë rivalët tanë. Në këtë ndeshje bëj tifo për Partizani, në derbi nuk ka parashikime dhe janë të 3 rezultatet në fushën e lojës.

Related posts

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Barcelona ndryshon skemë, Koeman mendon rikthimin e modulit… 4-3-3

Delo.autor

Kondogbia rikthehet në Serie A te një klub i madh, nuk është Interi

Q.Autor

E FUNDIT/ Gianluigi Buffon në zyrat e Paris Sen Zhermen (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment