Futboll Sport

“TOPI I ARTË”/ Chiellini: Ronaldos ia vodhën, Reali nuk donte që ta fitonte CR7-ta!

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, mendon se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo sezonin e kaluar e ka merituar Topin e Artë.

35-vjeçari akuzon Real Madridin se nuk ka dashur që këtë trofe individual ta fitonte Cristiano Ronaldo.

“Vjedhja e Topit të Artë ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann. Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit”, tha Chiellini.

Futbollisti bardhezi dha opinionin e tij edhe për Interin, që me Conten në krye mbetet rivali i fortë i Juves për titullin e Serisë A.

“Interi nuk më befason aspak, e njoh Conten dhe lojtarët e tij. Interi po bën diçka të jashtëzakonshme, e dinim që do të ishte aty dhe do të jetë për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.

Related posts

CR7 “HEROI” I JUVENTUSIT/ Shihni dy golat që i dhanë shpresë “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Lewis Hamilton: Jemi në një moment negativ, por nuk heqim dorë nga titulli

Sadik.Autor

DUAN GJITHÇKA/ Juventus rekordesh: 8 fitore në 8 ndeshje, ashtu si 88 vite më parë

Isa.Autor

Leave a Comment