Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFI NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti u kishte deklaruar premio në rast fitoreje të derbit, ja shuma që përfitojnë “bardheblutë”

Tirana feston deri në mëngjesin e së shtunës për fitoren në derbi, por titullarët do të marrin një premio të majme, meqë mundën Partizanin. Si zakonisht, presidenti Refik Halili nuk harron t’i shpërblejë lojtarët e tij për fitoren në derbin me Partizanin. Në një nga takimet që presidenti ka zhvilluar me skuadrën para takimit ai u kishte bërë me dije se për ekipin në rast fitoreje do të kishte premio.

Burime në skuadër bëjnë me dije se premioja do të ishte diku te tre milionë lekë për secilin nga lojtarët që luajti në fushë. Një shumë goxha e madhe për të gjithë lojtarët të cilët bënë të pamundurën për të marrë tri pikët që mungonin prej gjashtë vitesh. Jo vetëm kaq, por presidenti i ka takuar lojtarët në përfundim të takimit, duke i uruar.

Ai u ka bërë të qartë se do të takohet sërish me ekipin. Presidenti, gjithashtu, deri para derbit kishte paguar të gjithë lojtarët, duke treguar se ai ishte në rregull me gjithçka, por ishin lojtarët në borxh ndaj tij.

FESTA 

Gjithsesi, nuk ka mbaruar këtu. Menjëherë pas fitores me Partizanin në grupin e “Whatsapp”-it të skuadrës ka ardhur një ftesë për të festuar.

Ka qenë djali i presidentit Refik Halili, Grent Halili, i cili ka ftuar të gjithë në një nga lokalet e Tiranës ku skuadra ka festuar deri në të gdhirë fitoren në derbin me Partizanin. Fotot e publikuara nga lojtarët janë të shumta ku futbollistët harbohen pas derbit të fituar.

Related posts

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikasin lojtarët e Tiranës, zhgënjejnë ata të Kukësit

Delo.autor

INTER-LECCE/ “Zikaltërit” marrin zemër, Sensi dyfishon shifrat. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Gol dhe asist nga mesfushori shkodran, Erald ÇINARI e nis me këmbën e mbarë

Sadik.Autor

Leave a Comment