Futboll Kategoria Superiore Sport

TRASHI VIJON NË SPITAL/ Ja situata e dëmtimeve te Partizani para derbit të kryeqytetit

Partizani ka marrë goditjen e dytë sezonale nga Bylisi në kampionat, pasi ashtu si në fazën e parë edhe të shtunën e kaluar ballshiotët ua hoqën fitoren nga duart në minutat e fundit të ndeshjes. Zanafilla e lëshimit të “demave” nisi që me dëmtimin e Trashit në minutën e 26-të, madje kur Bylisi shënoi golin e parë ai ishte jashtë fushës duke marrë ndihmën e parë për t’u transportuar më pas me urgjencë drejt spitalit.

lorenc trashi

Që prej së shtunës Lorenc Trashi qëndron në spital ku mbahet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor. Shkak për këtë u bë përplasja me portierin Alban Hoxha, i cili gjatë daljes për të larguar një top në ajër, në mënyrë të pavullnetshme me këmbë e godet shokun e tij të skuadrës në fytyrë. Të dy lojtarët kanë rënë në fushë, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë. Pas shtrimit në spital gjendja e Trashit duket e stabilizuar dhe pa probleme shëndetësore.

Gjithsesi, për t’i bërë parapritë ndonjë komplikacioni të mundshëm, pasi dëmtimi ishte në kokë, lojtari është mbajtur nën mbikëqyrje. Sot pritet që të vendoset se çfarë do të bëhet me Trashin dhe nëse do të jetë i gatshëm për derbin e së premtes.

telushi

Telushi & Co Bruno 

Telushi nuk ka dashur të mungojë për të tretën herë radhazi në “Air Albania”, ndaj Bylisit mesfushori ka sakrifikuar, pasi gjatë javës pësoi një dëmtim në kaviljen e këmbës. Fotot e dëmtimit treguan qartë hematomën që ka pasur vlonjati, i cili gjatë ndeshjes ka luajtur me këmbë të fashuar. Telushi e kaloi me sukses atë takim dhe në derbi pritet të jetë në gjendje më të mirë, duke mos rrezikuar.

Ndaj Bylist munguan dy qendërmbrojtësit, Eneo Bitri i pezulluar nga kartonët dhe Deian Boldor i dëmtuar. Rumuni do të monitorohet gjatë kësaj jave dhe më pas do të vendoset për derbin, ndërsa Bitri pritet titullar, pasi e ka shlyer pezullimin. Për Tiranë të kuqtë nuk kanë asnjë lojtar të pezulluar, kështu që sytë mbeten nga dera e infermierisë për rikuperimin e të dëmtuarve.

Related posts

“BËMË BABA TË NGJAJË”/ Goli i ëndrrave që i dha fitoren Portos, po bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

“HYSAJ EKSPERT, DO TË MËRZITET DUKE MË PARË”/ Portieri Strakosha: Momenti i duhur për trajnerin e ri

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Ronaldo del nga vetja, tallet me taktikat e Solskjaer gjatë “poshtërimit” nga Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment